REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË RRUGËN TODOR ALEKSANDROV DHE RRUGICAT PËRRETH 24.8.2017

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se për shkak të punimeve ndërtimore për asfaltimin e rrugës Todor Aleksandrov, gjatë katër ditëve të ardhshme në këtë rrugë  dhe rrugicat përreth do të vendoset regjim i përkohshëm i trafikut.

Gjegjësisht, më 17 dhe 18 gusht 2017 (e enjte dhe e premte) nga ora 8 deri 17 do të asfaltohet ana e majtë e rrugës Todor Aleksandrov, ndërsa periodikisht do jenë të mbyllura për komunikacion rrugët Bellgradska, Partenie Zografski, Tasino Çesmice, Sllavejko Arsov 1 dhe Sllavejko Arsov Arsov 2.

Më 19 dhe 20 gusht 2017 (e shtunë dhe e diel) nga ora 8 deri 17 do të asfaltohet ana e djathtë e rrugës  Todor Aleksandrov ndërsa periodikisht do jenë të mbyllura për komunikacion rrugët Perisha Saveliç, Partenie Zografski, Tasino Çesmice dhe Sllavejko Arsov.

Gjatë punimeve ndërtimore, në terren do të vendoset sinjalizim adekuat i trafikut.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje  të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë shenjat e komunikacionit të vendosura në këtë rrugë, ta përshtasin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe mundësisht gjatë lëvizjes së tyre ta përdorin rrjetin rrugor përreth.