AHENGU VAZHDON NË ÇARSHINË E VJETËR TË SHKUPIT 24.8.2017

Ahengu i mah veror “Super Shkupi” këtë fundjavë vazhdon në Çarshinë e Vjetër të Shkupi

Më 25 gusht (e premte) ahengu do të jetë në Sheshin Skender Beu, ku do të performojnë grupi Triks(Trix), Goce Turzhan,Cena, dhe Goce SAF

Më 26 gusht (e shtunë), ahengu do të jetë në sheshin para "Shën Spas" ku do të performojnë Orkestra, Funki Guru, Energji bend dhe Fitz (Këmbët e ftohta).

Proejekti “Super Shkupi” vjen me propozim dhe iniciativë të pronarëve dhe menaxherëve të objeketeve hotelierike, dhe ka për qëllim përmirësimin e ofertës kulturore-argëtuese në Shkup.  

Organizator kryesor i "Super Shkupit" është IP Qendra e Kongresit "Aleksandri i Maqedonisë", i cili për organizimin e kësaj ngjarje ka përzgjedhur Gorilla Wild Entertainment Group .

Rikujtojmë se në përputhje me Vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, gjatë netëve kur mbahet “Super Shkupi” orari i punës së objekteve hotelerieke vazhdohet për një orë.