SONTE FILLON SUPER SHKUPI 23.8.2017

 

 

Me performancën e Sergej Cetkoviçit, sonte /18.08.2017, e premte/ në kejin 13 Nëntori, në orën 21:00, do të fillojë zyrtarisht fundjava e parë e ahengut të madh "Super Shkupi".

Në këtë lokacion në kuadër të "Super Shkupi", përveç koncertit të Cetkoviçit, shkupjanët nesër /19 gusht 2017, e shtunë/ nga ora 21:00 do të argëtohen me Bajagën dhe Instruktori.

 Për argëtim shtesë të shkëlqyer, u përkujdes Qyteti i Shkupit i cili mori vendim për zgjatjen e orarit të punës të objekteve hotelerieke për një orë në datat kur mbahet "Super Shkupi".

Rikujtojmë, në kuadër të "Super Shkupi" do të mbahen performanca gjatë katër fundjavave të ardhshme me koncerte në lokacione të ndryshme ku është përgatitur një program i shkëlqyer muzikor.

 

Super Shkupi më 25 gusht dhe 26 gusht do të organizohet në Çarshinë e Vjetër, ku:

Më 25 gusht (e premte) ahengu do të jetë në Sheshin Skender Beu, ku do të performojnë grupi Triks(Trix), Goce Turzhan,Cena, dhe Goce SAF

Më 26 gusht (e shtunë), ahengu do të jetë në sheshin para "Shën Spas" ku do të performojnë Orkestra, Funki Guru, Energji bend dhe Fitz (Këmbët e ftohta).

 

Më 1 shtator dhe 2 shtator, ahengu do të organizohet në rrugën Maqedonia, ku:

 

Më 1 shtator (e premte) do të performojnë Di Xhej Dela (DJ Dela), Antenna 5, Ај Кју (Eye Cue) dhe Karolina Goçeva

Më 2 shtator (e shtunë) do të performojnë Tamara Todevska dhe Nokaut me mysafirë special - Igor Xhambazov dhe Guru Hare

 

Më 8 dhe 9 shtator, ahengu  do të organizohet në rrugën bohemjane në Debar Maalo, ku:

Më 8 shtator  (e premte) do të performojnë Vllatko Ilievski, Sintezis dhe Foltin 

Më 9 shtator (e shtunë) do të interpretojnë Nino Veliçovski dhe Tamburashii, Ljubojna dhe Orkestra Xhambo Agushev

 

Organizator kryesor i "Super Shkupit" është IP Qendra e Kongresit "Aleksandri i Maqedonisë", i cili për organizimin e kësaj ngjarje ka përzgjedhur Gorilla Wild Entertainment Group .