U LËSHUA NË PËRDORIM PJESA E TRETË E PARKUT MAQEDONIA 18.8.2017

 
     
 

 

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski dhe kryetari i Këshillit të Komunës së Karposhit, Sasho Lazarevski sot /29.06.2017/ morën pjesë në lëshimin për përdorim të pjesës së tretë të parkut Maqedonia përgjatë bulevardit Metropolit Teodosij Gologanov.

- Dua ta përgëzoj kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, për realizimin e këtij projekti në të cilin Qyteti i Shkupit kontribuoi në rregullimin hortikulturor të sipërfaqes së gjelbër të parkut, por pjesa më e madhe e investimit është e Komunës së Karposhit. Me rregullimin e këtij parku u krijua një vend me të vërtetë i mrekullueshëm dhe i bukur, ku të rinjtë dhe të rriturit gjatë ditës, sidomos në orët e mbrëmjes mund të argëtohen të shoqërohen dhe të kënaqen në këtë park. Ky park është vazhdim i shumë parqeve që janë bërë përgjatë bulevardit Metropolit Teodosij Gologanov, duke filluar me Parkun Maqedonia1 pastaj Parku Maqedonia 2 dhe ky këtu, Parku Maqedonia 3. Qyteti i Shkupit i mbështet aktivitetet e komunave për ndërtimin e parqeve dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe në të ardhmen do t’i mbështesin ato në përpjekjet për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në qytet dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë parqe në interes të qytetarëve të Shkupit - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, theksoi se pjesa e tretë e Parkut Maqedonia  ka një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë, nga të cilat komuna ka rregulluar rreth 4.000 metra katrorë, ndërsa pjesa tjetër e parkut është sipërfaqe e gjelbër, në të cilën janë mbjellë 75 drurë.