VAZHDON RIPARIMI I RRUGËVE NË STAJKOVCI 18.8.2017

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajnovski, kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, drejtor i NP "Rrugë dhe rrugica", Sinisha Ivanovski, sot /12.06.2017, e hënë/ i mbikqyrën punimet ndërtimore të riparimit të rrugës 5 në Stajkovci.

 - Qyteti i Shkupit, me Vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, vitin e kaluar ka ndarë 150 milionë denarë, ose 2.5 milionë euro për sanimin e infrastrukturës së dëmtuar në të gjitha vendbanimet që pësuan dëme gjatë përmbytjeve gushtin e kaluar. Nga këto, 60 milionë denarë realizohen përmes NP "Rrugë dhe rrugica", ndërsa mjetet tjera përmes komunës së Gazi Babës. Vitin e kaluar arritëm të asfaltojmë më shumë se 50 rrugë, ndërkaq këtë vit punojmë për të përfunduar rrugët e tjera. Sot po inspektojmë punimet ndërtimore në rrugën kryesore numër 5 në lagjen Popovo - Stajkovc ku aktualisht po kryhet asfaltimi i rrugës, e cila është e gjatë 400 metra dhe gjerësi prej 4 metra. Përveç riparimit në këtë rrugë është kryer edhe sanimi i rrjetit akzistues të ujësjellësit dhe kanalizimit - tha kryetari Trajanovski.

Për riparimin e rrugës 5 dhe krahët e kësaj rruge, Qyteti i Shkupit ka ndarë një milion denarë.

Përveç rrugës numër 5, gjatë muajit të kaluar tërësisht janë riparuar edhe 3 rrugë tjera, ndërsa gjatë këtij viti janë riparuar shumë rrugë në Inxhikovë, si dhe një pjesë e rrugës Alija Avdoviç.