FILLON TURNEU NDËRKOMBËTAR PËR TË RINJ "KUPA SHKUPI 2017" 6.9.2017

 

 

 

 

Mbi 500 futbollistë të rinj morën pjesë në hapjen solemne të edicionit të katërt të turneut ndërkombëtar për të rinj në futboll "Kupa Shkupi 2017", që u mbajt dje /31.07.2017, e hënë/ në Sheshin "Filipi i Dytë".

 

Turneun ndërkombëtar të futbollit  për të rinj "Kupa Shkupi 2017” e shpalli të hapur Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

 

- Dua të shpreh kënaqësinë time që jemi sot këtu në Sheshin Filipi i Dytë, dhe ne si Qyteti i Shkupit jemi nikoqir të rreth 500 të rinjve të cilët do të kemi mundësinë t’i shohim duke i matur forcat e tyre ne terrenet e futbollit në kuadër të projektit Shkupi Kupa 2017. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Qyteti i Shkupit për herë të katërt është organizotor i turneut ndërkombëtar për të rinj në futboll KUPA SHKUPi 2017 që mbahet në periudhën prej 31 korrik deri në 5 gusht në terrener në Gjorçe Petrov, Llokomotiva,Lisiçe e epërme,  dhe Ilinden. Si deri më tash edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të mbështesim projektet të cilat përfshijnë sportet masive, veçanërisht të rinjtë, gjegjësisht manifestimet që kanë notë ndërkombëtare, me qëllim edukimin e drejtë dhe rekreacionin sportiv. Dua të falënderoj të gjithë sponsorët që e mbështesin këtë ngjarje sportive si këtë vit ashtu dhe gjatë viteve të kaluara - tha kryetari Trajanovski.

Këtë vit turneu do të zgjasë nga 31 korriku deri më 5 gusht 2017, dhe do të marrin pjesë  24 ekipe me 500 pjesëmarrës, respektivisht futbollistë të lindur në vitin 2000 dhe më të rinj,  dhe futbollistë të lindur në vitin 2002 dhe më të rinj.

 

 

PJESËMARRËSIT kupa shkupi  2017:

 

- KF Vardar - Shkup

- KF Vojvodina - Novi Sad

- KF REAL - NIS

- KF Shtatori - SOFJE

KF DTI - SOFJE

- KF Pelister - Manastir

- KF OSIJEK - OSIJEK

KF Cibalia - Vinkovci

KF. Sesvete - ZAGREB

- KF. Buba Mara - ZAGREB

- Akademia Pandev - Strumicë

KF. Shkupi - Shkup

- KF. Shkendija - Tetovë

 

Le të fitojë më i miri!!!