ZGJIDHET PROBLEMI SHUMËVJEÇAR I BANORËVE TË LAGJES KERAMIDNICA 5.9.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski sot /03.07.2017, e hënë/ i mbikqyrën punimet ndërtimore të kanalizimit të ri atmosferik që do të ndërtohet në një pjesë të rrugës numër 513 në lagjen Keramidnica, që çon drejt Panairit të Shkupit, në komunën e Gazi Babës.

 

 

-       Sot po marim pjesë në fillimin e ndërtimit të kanalizimit atmosferik prej  Dojrana deri te lumi Vardar dhe prej ish Proleterit deri te lumi Vardar. Ky kanalizim atmosferik bëhet për shkak se kemi dy pika të zeza ose dy pika kritike që paraqiten gjatë shirave të dendur, gjegjësisht njëra është në Dojrana dhe tjetra është në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë ndërmjet hotelit Kontinental dhe semaforëve në Autokomandë. Me ndërtimin e këtij kolektori atmosferik praktikisht do të rrumbullakësohet sistemi kolektor nga Dojrana deri në Vardar dhe nga Proleteri deri te lumi Vardar. Gjatësia e tij është 550 metra dhe afati kohor për ndërtimin e tij 60 ditë. Investues i projektit është NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe për realizimin e tij ka ndarë rreth 25 milionë denarë, ndërsa në terren punojnë ekipet e BAUER BG. Dua të falënderoj kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovskin, dhe drejtorin e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", Aleksandar Atanasovov, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e tyre për tejkalimin e këtij problemi akut me të cilin ballafaqohen banorët e kësaj pjese në lagjen  Keramidnica -tha sot kryetari Trajanovski.

 

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, theksoi se me ndihmën e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe të Qytetit të Shkupit, përkatësisht me realizimin e  këtij projekti të rëndësishëm do të zgjidhen problemet që ndodhin për shkak të përmbytjeve në Dojrana dhe tek Kontinentali. Ai gjithashtu tha se së bashku me Qytetin e Shkupit planifikojmë në të ardhmen të gjejnë zgjidhje edhe për pikat tjera të zeza në komunë.

 

 

I informojmë qytetarët se për shkak të punimeve ndërtimore që po zhvillohen në rrugën numër 513, e cila kalon nëpër lagjen Keramidnica drejt Panairit të Shkupit, trafiku është i mbyllur dhe i porosisim pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut në këtë pjesë të qytetit.