JANË DORËZUAR MBI 2. 600 KËRKESA PËR SUBVENCIONE PËR BLERJEN E BIÇIKLETAVE 5.9.2017

Qyteti i Shkupit deri më sot /20.06.2017,e martë/ ka pranuar mbi 2.600 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletave për qytetarët të cilët kanë blerë biçikletë të re dhe janë paraqitur në thirrjen e shpallur publike, me çka janë shterur mjetet e parashikuara në buxhet për këtë qëllim.

Për këtë arsye prej nesër /21.06.2017, e mërkurë/ nuk do të pranohen kërkesa të reja për subvencione për kompenzimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e biçikletës së re.

Komisioni në mënyrë aktive është duke shqyrtuar kërkesat e arritura sipas rendit të paraqitjes së kërkesave dhe është duke i përgatitur vendimet për pagesën e mjeteve finaciare për qytetarët që kanë dorëzuar kërkesa.

Gjegjësisht, me qëllim që të stimuoljë qytetarët që sa më shumë të përdorim biçikletën si mjet transporti, Qyteti i Shkupit më datë 13.05.2017, publikoi thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e biçikletës, ose mjetet financiare të cilat i kompemzon Qyteti i Shkupit janë në vlerë prej 50% nga çmimi i biçikletës, por jo më shumë se 4.000 denarë neto shuma per person.

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit ka ndarë 10 milion denarë.