KRYETARI TRAJANOVSKI TAKOHET ME PRONARËT E OBJEKTEVE HOTELIERIKE 4.9.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /13.07.2017, e enjte/ u takua me pronarët e disa objekteve hotelierike nga disa lokacione në Shkup.

Në takimin e rregullt ndërmjet Kryetarit Trajanovski dhe pronarëve të objekteve hotelierike, u diskutua për më shumë tema dhe u shkëmbyen ide për përmirësimin e  gjendjes me jetën zbavitëse dhe ofertën në Shkup.

- Një nga propozimet e tyre është që duhet të rritet oferta kulturore dhe argëtuese, sidomos gjatë periudhës së verës. Mendoj se në këto takime ata na dhanë shumë ide të shkëlqyera, të cilat në periudhën që vjen do t’i shqyrtojmë dhe do të takohemi përsëri me udhëzime konkrete për zbatimin e tyre. Qëllimi është në muajin gusht të ofrojmë argëtim të shkëlqyer në Shkup. Më 8 gusht në Shkup do të mbahet Super kupa në futboll, ndërsa nga data 7 deri në 12 gusht do të mbahet manifestimi Pivolend Shkup dhe praktikisht atëherë edhe do të filloj argëtimi i madh në Shkup. Mendoj se të gjithë ata që do të qëndrojnë në Shkup gjatë kësaj periudhe, si dhe ata që do të vizitojnë qytetin tonë, do të jenë të mirëpritur me shumë argëtim dhe përmbajtje interesante, - tha kryetari Trajanovski.

Përfaqësuesit e pronarëve të objekteve hotelierike theksuan se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të Qytetin e Shkupit, dhe kanë komunikim të rregullt për të gjitha idetë, sugjerimet dhe problemet me të cilat përballen.