SHTIGJE TË REJA PËR BIÇIKLETA PËRGJATË BULEVARDIT SHËN KLIMENTI I OHRIT 1.9.2017

Qyteti i Shkupit në kuadër të projektit për infrastrukturë të re të çiklizmit "Shkupi qytet i çiklizmit 2017", gjatë periudhës së fundit është duke punuar në shtigjet e biçikletave përgjatë bulevardit "Shën Kliment i Ohrit", i cili është konektues kryesor në pjesën qendrore të qytetit.

Sot punimet ndërtimore i inspektuan kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i NP "Rrugë dhe rrugica”, Sinisha Ivanovski.

- Për herë të parë në Shkup, dhe në Republikën e Maqedonisë, një pjesë e shtegut të çiklizmit do të jetë në vet rrugën,më saktë merret një pjesë e hapësirës për automobila dhe e njëjta do të shfrytëzohet për biçikleta. Kjo është duke u realizuar në një pjesë të bul. "Shën Kliment i Ohrit", më saktë në pjesën nga kryqëzimi me rrugën. "Dimitrija Çupovski" dhe bulevardi "Metropolit Teodosij Gologanov" deri te kryqëzimi me bulevardin "Ilinden"  tek objekti i Qeverisë së RM-së Në këtë hapësirë ​​korsia e fundit do të jetë për çiklistët, ku është e shënuar me vijë të posaçme, dhe për dukshmëri më të mirë janë vendosur katadioptri. Për fat të keq, siç edhe ju vetë mund ta shihni, shoferë të papërgjegjshëm vazhdimisht e uzurpojnë korsinë për biçikleta dhe trotuaret, duke i lënë dhe parkuar veturat e tyre. U bëjmë thirrje shoferëve të mos parkohen në shtigjet për  biçikleta, dhe të mos ndalen në atë pjesë të rrugës të paraparë për shtigjet e biçikletave. I bëjmë thirrje edhe Ministrisë së punëve të brendshme që të jetë më aktive në terren dhe të punoj në lirimin e shtigjeve të biçikletave dhe të sigurojë funksionimin e tyre normal. Për këtë dukuri që po ndodh shumë shpesh, kemi vendosur që të ketë edhe mbyllje fizike të korsisë për biçikletë nga korsitë për automjetet motorike me shtylla të veçanta mbrojtëse prej gome, të cilat besojmë se do ta rrisin sigurinë për çiklistët - tha kryetari Trajanovski.

Shtyllat e veçanta mbrojtëse prej gome janë të larta 30 centimetra, ato janë elastike, kanë ngjyrë portokalli me foli  të bardhë reflektuese për shikueshmëri më të mirë dhe gjatë ndeshjes në to kthehen prapa dhe nuk i dëmtojnë automjetet.

Pjesa e mbetur e shtegut për biçikleta është përgjatë bulevardit. "Shën Kliment Ohrit", më saktë nga kryqëzimi me rrugën"Dimitrija Çupovski" dhe bulevardi "Metropolit Teodosij Gologanov" deri te kryqëzimi me rrugën "Shën Kirili dhe Metodi" te ndërtesa Nova Makedonija dhe selia e BE-së në Maqedoni nga ana tjetër. Punimet në terren i kryejnë ekipet e Urban  Dizajn,  për çka Qyteti i Shkupit do të ndajë 2.7 milion denarë.