U SHPALL KONKURSI 13 NËNTORI 30.10.2017

Këshilli për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” të Qytetit të Shkupit, e ka shpall KONKURSIN për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” për vitin 2017

Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë dhe në botë. Çmimi për arritje të rëndësishme në fushat e pikës së mëparshme mund tu ndahet edhe personave fizik dhe juridik nga shtete të tjera. Gjithashtu çmimi u ndahet edhe studentëve dhe nxënësve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.

Konkursi u publikua në gazetat “Dnevnik” ,”Koha” dhe “Veçer”.

Fletëparaqitjet për Çmimin me aryetim dhe biografi të shkurtër  dorëzohen në Këshillin për ndarjen e Çmimit deri më 10 shtator 2017 (arkiva-baraka nr.16 e Qytetit të Shkupit, bul.”Ilinden” nr. 82, Parku i Qytetit).

Çmimet do të ndahen në ceremoni të veçantë nga ana e  kryetarit të Qytetit të Shkupit, më 13 Nëntor - Dita e çlirimit të qytetit.