REAGIM NDAJ KUMTESËS TË VMRO-RPMNE PËR SUBVENCIONIMIN PËR PELETI 20.11.2017

Të nderuar,

Qyteti i Shkupit sot /15.11.2017, e mërkurë/ shpalli thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve së qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peleti për vitin 2017.  

Bëhet fjalë për thirrjen e dytë publike për vitin 2017 dhe me të njëjtën është parashikuar që të realizohen mjetet e parapara për këtë qëllim në vitin 2017 në pajtim me Buxhetin e miratuar të Qytetit të Shkupit.

Kjo masë dhe financimi i saj janë paraparë në përputhje me buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017 dhe kryetari Shilegov mundet këtë masë ta realizojë ashtu siç është parashikuar(mjete te parapara).

Për çfarë do ndryshimi të kësaj mase (dhe të tjera të parapara me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017), duhet të ndryshohen edhe programet e Qytetit të Shkupit, dhe kjo mund të bëhet vetëm Vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe jo të Kryetarit Shilegov. Për këtë arsye, kryetari Shilegov mund të veprojë në këtë fushë në suaza të buxhetit ekzistues dhe t’i realizojë projektet ekzistuese, të miratuara nga përbërja e mëparshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku shumica ishte pikërisht në duart e VMRO-DPMNE.

Lufta kundër ajrit të ndotur në Shkup është një nga synimet kryesore të kryetarit Shilegov. Pikërisht për këto arsye, në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, masat kundër ajrit të ndotur do të kenë vend prioritar dhe për këto masa do të parashikohen shumë më shumë mjete financiare për realizimin dhe implemntimin e  tyre.  

Masa për subvencionimin e blerjes të stufave me peleti zbatohet në përputhje me të gjitha hulumtimet dhe rekomandimet për luftën kundër ndotjes së ajrit dhe ka për qëllim uljen e ndotjes e shkaktuar nga ngrohja e amvisërive, që sipas të gjitha analizave është shkaktari më i madh i ndotjes së lartë të ajrit.