KRYETARI SHILEGOV U TAKUA ME LUFTËTARËT E KËSHILLIT TË LIDHJES TË QYTETIT NGA LNÇM. 20.11.2017

 

 

Për nder 13 Nëntorit, Dita e çlirimit të Shkupit, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, u takua me përfaqësuesit e Këshillit të qytetit të Lidhjes së luftëtarëve të LNÇM-së.

- Sot për herë të parë kam nderin t’u drejtohem si kryetar i Qytetit të Shkupit dhe t’u falenderoj që ja keni dhuraur rininë tuaj këtij qyteti dhe që na keni dhuruar lirinë. Gjenerata para nesh aspiruan dhe synuan që ta realizojnë ëndrrën për shtetin e pavarur të Maqedonisë. Gjenerata juaj kori fitore dhe e çliruan qytetin dhe vendin nga fashizmi. Lufta për liri është permanente, dhe gjenerata jonë gjendet para sfidave serioze. Koha është t’i japim fund urrejtjes dhe ndarjeve, që të lëmë diçka të mire për gjeneratat që vijnë pas nesh. Shkupi meriton që të investojmë shumë në të, edhe si resurse njerëzore edhe materiale. Pres që kjo traditë e bukur e takimeve të vazhdojë, ta kremtojmë këtë ditë, t’i nderojmë luftëtarët e rënë për liri dhe me program festiv ta shënojmë Ditën e çlirimit të Shkupit-tha kryetari Petre Shilegov, në takimin me luftëtarët. 

Trajko Stamatovski, kryetar i Këshillit të qytetit të Lidhjes së luftëtarëve të LNÇM, tha se shpreson që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet në shenjë respekti ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.