FTESË PËR SEANCËN E DYTË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 20.11.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit më datën 20 nëntor 2017 (e hënë) me fillim në orën 12.00 do ta mbajë seancën e dytë.

 

Rend  Dite

- Miratimi i Procesverbalit të Seancës së parë konstitutive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mbajtur më 2 nëntor të vitit 2017;

 

1.Verifikimi i mandatit të anëtarit të anëtarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit;

2. Propozim – vendim për formim të komisioneve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, me sa vijon:

а) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për dispozita dhe për punë administrative;

b) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për statut dhe rregullore;

c) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për buxhet;

ç) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për urbanizëm dhe komunikacion;

d) Propoim – Vendim për formim të Komisionit për punë komunale;

dh) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe të natyrës;

е) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtarë;

ë) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për emërim të rrugëve, shesheve, urave dhe të objekteve tjera infrastrukturore;

f) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për kulturë;

g) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për sport dhe të rinj;

h) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për mbrojtje sociale dhe shëndetësore dhe për mbrojtjen e fëmijëve;

i) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për arsim;

j) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për siguri, mbrojtje dhe shpëtim;

k) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për zhvillim ekonomik lokal, dhe

l) Propozim – Vendim për formim të Komisionit për marrëdhënie dhe bashkëpunim me komunat dhe shoqatat civile dhe me fondacionet.

 

3. Propozim – Vendim për formim të Komisionit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve;

4. Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2017, për periudhën nga 01.01, deri më 30.09.2017;

5. Propozim – Vendim për ndryshim të radhitjes së mjeteve në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

6. Propozim  - Vendim për ndryshim dhe plotësim të  Vendimit për lirimin e investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit Institucione shtetërore – Administrata publike dhe Fakulteti për arte dramatike

7. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për marrjen e të punësuarve;

8. Propozim-Vendim për miratim të Programit për shfrytëzim të privilegjuar të shërbimit për parkim në parkingjet publike dhe në sipërfaqet publike të përcaktuara për parkim me të cilat ekonomizon NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup nga ana e personave me nevoja të posaçme, për vitin 2018 dhe

9. Për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për aktivitete plotësuese të NP “Higjiena komunale”-Shkup në pjesën e pastërtisë publike për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden” nr. 82.