REKOMANDIME PËR QYTETARËT DHE INSTITUCIONET NË KUSHTE TË PËRKEQËSIMIT TË CILËSISË SË AJRIT AMBIENTAL 20.11.2017

Në bazë të njoftimit të marrë nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor më datë 06.11.2017, dhe në pajtim me Konkluzionin e séancës së 108-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më datë 25.12.2012, në rast të tejkalimit të përqendrimit të grimcave PM10 në ajër për pesë ditë rresht mbi 50 mikrogramë për metër kub, kryetari i Qytetit të Shkupit publikon këto rekomandime.

 

Rekomandime për qytetarët:

- automjetet të mos përdoren pa nevojë;

- më shumë persona të shfrytëzojnë një automjet;

- të shfrytëzohet transporti publik;

- për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren materiale të mbeturinave, vaji i motorit të djegur, mbeturina të llakuara dhe të ngjyrosura të drurit, stiropor, PET ambalazhë, goma dhe çdo lloj tjetër i materialit sintetik;

- të përdoret dru i thatë dhe i pastër pa primesa dheu ose mbeturinash;

- stufat e drurit të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit;

- të pastrohen oxhaqet rregullisht.

 

Rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të njeriut:

Praktikimi i disa gjërave të caktuara gjatë përditshmërisë mund të ruajë shëndetin e njeriut dhe të kontribuojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes të episodit me përqëndrime të larta të ndotjes:

-Shmangni përdorimin e automjeteve, nëse është e mundur, përdorni transportin publik në mënyrë që të reduktohen emetimet e PM10;

-Veçanërisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes ose herët në mëngjes, kur përqendrimet e PM10 mund të arrijnë nivelin maksimal, është e këshillueshme që të shmangni ekspozimin afatgjatë në ambient të hapur;

-Nëse njerëzit kanë më shumë se një sistem ngrohjeje në shtëpi, është e dëshirueshme të shmanget përdorimi i lëndëve djegëse gjatë periudhës kritike me përqëndrime të lara të PM10;

-Të gjitha aktivitetet në natyrë duhet të prolongohen, vetëm në rast kur ato janë urgjente.

 

 

Rekomandime për institucionet dhe subjektet juridike:

-të shtohet kontrolli i inspektsioneve të instalimeve në kompetencë të MAJPH dhe komunave në qytetin e Shkupit;

- të rritet kontrolli i inspeksioneve të subjekteve që menaxhojnë gomat e mbeturinave dhe vajrat e mbetura nga ana e shërbimeve të inspeksioneve komunale;

-të shtohen dhe zbatohen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në vendet e ndërtimit në kompetencë të komunave;

-të pastrohen më shpesh rrugët dhe sipërfaqet për këmbësorë në kompetencë të komunave në qytetin e Shkupit;

- dërgimi i mallrave me automjete të bëhet para orës 7:30 ose 18:00;

- trajnimi i auto shkollave të realizohet nga ora 9:30 deri në14:30 dhe pas orës 18:00;

-të pëforcohen kontrollet e jashtëzakonshme të MPB-së në lidhje me sigurinë teknike të automjeteve për të cilat ekzistojnë dyshime për rritjen e emetimeve të gazrave të dëmshëm;

-të shtohen kontrollet e inspektimit të oxhaqeve për amvisëri, objekteve industriale nga inspektorët shtetërorë për mbrojtje dhe shpëtim;

-të gjitha subjektet juridike (institucionet administrative dhe publike) të cilat për ngrohje përdorin pajisje për djegje – kotla, të njëjtat t’i kontrollojnë në mënyrë që të sigurojnë regjimin optimal të djegies, siç përcaktohet nga standardet, me çka nuk do të lëshohen materie ndotëse;

-të anulohen/ shtyhen tubime të mëdha publike, ngjarje sportive dhe ngjarje kulturore në ambient të hapur.