INSPEKTIM NË PUNIMET NDËRTIMORE NË BULEVARDIN BRIGADA E TRETË MAQEDONASE 17.11.2017

 

 

 

 

 

Në dhjetor të vitit 2015, Qyteti i Shkupit e filloi realizimin e fazës së dytë të projektit kapital për zgjerimin dhe rindërtimin e bulevardit "Brigada e tretë maqedonase" në Komunën e Aerodromit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Konevski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, sot /04.09.2017/ i mbikqyrën punimet ndërtimore të këtij projekti kapital.

- Realizimi i këtij projekti është në fazën përfundimtare, bulevardi është trasuar, ka përfunduar edhe asfaltimi i një pjesë të bulevardit nga Lisiçe drejt Qendrës, ndërsa për dhjetë ditë duhet të përfundojë asfaltimi në anën tjetër. Duhet të përfundojnë edhe disa punime shtesë në këtë bulevard dhe presim që i njëjti të lëshohet në përdorim deri në fund të muajit. Për realizimin final të projektit mbetet largimi i objektit që ndodhet në trasën e këtij bulevardi, i cili është në sipërfaqe prej rreth 30 metra katror. Për tejkalimin e këtyre probelemeve me të drejtat pronësore kemi patur shumë takime dhe negociata me pronarin e objektit, por edhe përkundër të gjitha ofertave tona nuk arritëm të gjejmë gjuhë të përbashkët. U bë edhe vlerësimi i tokës dhe i objektit ofruam edhe mundësinë për të ndërtuar një objekt tjetër në sipërfaqe të njëjtë në afërsi të objektit ekzistues, por edhe kjo ofertë u refuzua. Për këtë objekt pati shumë procedura gjyqësore në gjykatën e lartë dhe administrative, ku të gjitha vendimet janë në favor të Qytetit të Shkupit. Aktualisht në proces është  procedura gjyqësore për prishjen e objektit, që duhet të përfundojë këtë muaj, shpresoj se do të zgjidhet pozitivisht dhe se objekti do të rënohet pa pengesa dhe të përfundojë bulevardi - tha kryetari Trajanovski.

Pjesa e dytë e projektit për zgjerimin e bulevardit "Brigada e tretë maqedonase" realizohet në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Vasko Karangelevski deri te rruga Nikola Karev, në gjatësi prej 1.400 metrash.

- Me zgjerimin, kjo rrugë e  ngushtë dhe jofunksionale tani fiton 4 korsi rrugore (dy korsi në secilën drejtim),rrip të gjelbër anësor, gjelbërim të mesëm (zhardinerë), shteg për biçikleta i mbuluar me asfalt dhe trotuar të mbuluar me pllaka të bekatonit.

Punimet ndërtimore u shfrytëzuan edhe për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik, si dhe për ndriçimin e ri rrugor. Në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës "Brigada e tretë maqedonase" janë duke punuar ekipet e kompanisë ndërtimore "Eskavatori”-SHAA, ndërsa për këtë projekti Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 103 milionë denarë - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Aerodromit,Konevski, tha se ky është një projekt tjetër kapital që po realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Rikujtojmë, pjesa e parë e bulevardit Brigada e tretë maqedonase, në pjesën nga bulevardi Serbia deri te rruga Franjo Kluz, u zgjerua në vitin 2014 me gjatësi totale prej 1.243 metra, për të cilën Qyteti i Shkupit investoi gjithsej 147 milion denarë.

Me realizimin e këtij projekti, Shkupi fitoi zgjidhje të re moderne të bulevardit me 4 korsi rrugore në gjatësi totale prej 2.643 metra, shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklizëm, kanalizim atmosferik dhe ndriçim rrugor, si dhe gjelbërimin anësor dhe të bulevardit, për çka janë investuar mbi 250 milionë denarë .