ARTISTI I NJOHUR BOTËROR VEKS VAN HILIK PO E PUNON MURALIN NË QENDRËN E SHKUPIT 17.11.2017

 

 

 

 

Artisti i njohur botëror Veks Van Hillik këto ditë është duke e punuar muralin në ndërtesën mbi farmacinë bimore në qendër të Shkupit. Qyteti i Shkupit e ka mbështetur projektin e Qendrës kulturore rinore (QKR) për përpunimin e më shumë muraleve në fasadat e ndërtesave në qendër të qytetit dhe më gjerë me 1.250.000 denarë. Vitin e kaluar, dy murale e dekoruan fasadën e QKR, njëri i punuar nga grupi ZERO dhe tjetri nga 40 artistë progresiv nga Maqedonia.

Deri në fund të vitit 2017 do të bëhen edhe dhjetë murale nga shumë artistë progresiv nga Evropa, Azia, Amerika Veriore dhe Jugore.

Veks Van Hilk u lind në vitin 1988 në Francën jugperëndimore. Nën ndikimin e vëllezërve të tij të vjetër, ai fillon të vizatojë nga mosha e hershme dhe frymëzimin fillestar e gjen në natyrën që e rrethon atë, në florë dhe faunë. Hiliku më vonë e zhvillon stilin e tij: ëndërrimtar, nadreal, duke përfshirë në të njëjtë kohë edhe  ndikime të tjera të ndryshme. Piktorë si Gistav Dore, Engr, Karavaxho, Dali ose Breton për të janë frymëzim i përhershëm nga shekujt e kaluar, por vepra e tij është e ndikuar edhe nga pop kultura, video lojërat, arti i rrugës dhe tatuazhet.

Që nga viti 2010, kur e ka realizuar ekspozitën e tij të parë në Tuluz (ku jeton dhe punon sot), ai mori pjesë në shumë ekspozita në të gjithë Francën. Veprat e tij janë të njohura edhe jashtë Francës.

Çdo pikturë apo vizatim e Hilikut duket si një odë kushtuar fantazisë, si dritare misterioze drejt ëndrrave të tija dhe iluzioneve, ku secila skenë dhe karakter është përzierje e pafajësisë dhe errësirës.