KRYETARI SHILEGOV U TAKUA ME SHTABIN PËR MIRËMBAJTJEN E RRUGËVE TË QYTETIT GJATË PERIUDHËS SË DIMRIT 16.11.2017

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Peter Shilegov,sot /30.10.2017, e hënë/ realizoi takim me përfaqësues të shtabit të qytetit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Shkup. Në takim morën pjesë anëtarët e shtabit nga administrata e qytetit, komunat e Shkupit, ndërmarrjet publike të qytetit, policia e trafikut dhe subjekte tjera të përfshira në organizimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Ky takimi ishte koordinimi i parë ku bashkërisht u shqyrtuan gjendjet aktuale dhe hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren në kuptimin teknik, material dhe personal, në mënyrë që sa më shumë të përgatitur të startohet në fillim të sezonit nga 15 nëntori i këtij viti.

Për këtë qëllim u kërkua që të zgjidhen të gjitha çështjet prioritare, ndërsa koordinimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhme deri në fillim të sezonit dimëror, me çka do të arrihej efekt më i madh në mirëmbajtjen e rrugëve dhe sipërfaqeve publike gjatë periudhës së dimrit. Kryetari Shilegov për mirëmbajtjen dimërore do të bisedojë edhe me kryetarët e komunave të Shkupit, për pjesën e kompetencave të tyre në koordinimin e parë.