U MBAJT SEANCA E PARË KONSTITUIVE E KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 13.11.2017

 
     
 

 

 

 

Sot /02.11.2017, e enjte/ u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Këshilli i Qytetit të Shkupit fillimisht zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për verifikim, çështje të mandateve, parashtresa dhe ankesa të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Pastaj Komisioni i verifikoi mandatet e këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit nga zgjedhjet lokale ku koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, fitoi 21 mandate, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 17 manadate të këshillitarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar 3, partia BESA 2 mandate dhe nga një mandat e fituan partia E majta dhe Aleanca e shqiptarëve. Komisioni i verifikoi mandatet e 44 këshilltarëve, ndërsa mandati i këshilltarit Erxhan Selimi, i cili nuk mori pjesë në seancë do të verifikohet në njërën nga seancat e ardhshme.

Pas verifikimit të mandateve, u zhvillua diskutim ku për kryetar të Këshillit të Qytetit të Shkupit u zgjodh Lubica Jançeva.