VAZHDON RIPARIMI I RRUGËS KEMAL ATATURK 13.11.2017

   

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit i kanë vazhduar punimet ndërtimore për rikonstruimin e rrugës Kemal Ataturk, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Cvetan Dimov deri te kryqëzimi me rrugën Xhon Kenedi, në gjatësi prej 260 metra.

Gjatë ditëve të kaluara, u hoq asfalti i vjetër dhe i dëmtuar në këtë pjesë të rrugës, dhe është vendosur asfalt i ri.

Punimet ndërtimore në rrugën Kemal Ataturk do të vazhdojnë me formimin e trotuareve në sipërfaqe totale prej 780 metra katrorë, ku do të vendosen pllaka të bekatonit.

Projekti për riparimin e rrugës Kemal Ataturk është rezultat i bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit  dhe Komunës së Çairit, në vlerë prej 4.8 milion denarë.

Në terren po punojnë ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica”