U HAP QENDRA PËR INOVACIONE E QYTETIT TË SHKUPIT 13.11.2017

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e  UNDP-së në Maqedoni  zyrtarisht e hapën Qendrën për Inovacione të Qytetit të Shkupit - Shkup lab.

Qendra për inovacione është e vendosur në objektin në hyrje të  të administratës së qytetit, në hapësirat e mëparshme të Qendrës qytetare.

- Me hapjen e Qendrës për Inovacione, Qyteti i Shkupit i vazhdon aktivitetet për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, duke i dhënë mundësi publikut  të merr pjesë në zhvillimin e shërbimeve të reja dhe zgjidhjet për Shkup më të mirë. Roli kyç i këtij laboratori është të punojë në kërkimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja për sfidat me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Ky është vendi ku qytetarët, komuniteti i biznesit dhe sektori joqeveritar do të kenë shans të punojnë së bashku dhe të marin pjesë drejtpërdrejt në krijimin e politikave  - tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

- Ideja e Qendrës është të tregojë se shërbimet publike që i ofron pushteti, qoftë në nivel kombëtar ose lokal, si në këtë rast, mund të përmirësohen me përfshirjen e publikut në krijimin dhe zbatimin e tyre. Qendra për inovacione e Qytetit të Shkupit do të jetë vend për dialog të hapur mes punonjësve të administrates së Qytetit dhe publikun e gjerë, me qëllim që të gjinden  zgjidhje që i plotësojnë nevojat dhe dëshirat e qytetarëve, duke i respektuar në të njëjtën kohë kufizimet e buxhetit të Qytetit - tha Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.

Dy pilot projektet e para në të cilat do të punojë Qendra për Inovacione janë ballafaqimi me ndotjen e ajrit dhe trajtimin e mbeturinave.

Përveç Qendrës për Inovacione të Qytetit të Shkupit, UNDP ndihmon në themelimin e Qendrave në Ermeni, Gruzi dhe Moldavi. Ky projekt rajonal është me vlerë 360,000 dollarë amerikan dhe mbështetet nga UNDP-ja dhe qeveritë e Sllovakisë dhe Turqisë.