MBYLLET PËR QARKULLIM RRUGA BRIGATA E DYTË MAQEDONASE 29.11.2017

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në periudhën prej datës 23.11.2017 deri më 25.11.2017 për shkak të riparimit dhe asfaltimit, do të mbyllet për qarkullim  rruga Brigada e dytë maqedonase, në pjesën prej te rruga Lazo Tërpovski (te kryqëzimi me rrethrrotullim) deri te bulevardi Hristian Todorovski Karposh. Trafiku në këtë pjesë do të rikahëzohet në rrjetin rrugor përreth.

Në të njëjtën periudhë, autobusët që shërbejnë linjat e autobusëve me numrat 19 dhe 35 do të rikahëzohen nëpër rrugën Bosnje dhe Hercegovinë, në të dy drejtimet.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë  sinjalizimin rrugor dhe regjimin e përkohshëm  të vendosur në këtë rrugë dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtasin me kushtet në rrugë.