FILLOI VITI I RI SHKOLLOR 8.11.2017

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /04.09.2017, e hënë/ e vizitoi SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin", në ditën e parë të vitit shkollor 2017/2018.

Kryetari Trajanovski u dëshiroi mirëseardhje në shkollë, suksese në mësime dhe mësim të përmbajtjeve mësimore dhe shumë kujtime të bukura në bankat e shkollës të mesme.

 - Sot fillon vit i ri shkollor dhe unë dua t’ju uroj fillim të suksesshëm në arsimimin tuaj të mesëm, fillim të suksesshëm të këtij viti shkollor dhe ta arrini atë që ju mendoni ta arrini. Shpresoj se e keni bërë zgjedhjen e duhur, ky është një gjimnaz shumë i mire me  reputacion të lartë, kështu që nga ju presim që të mësoni dhe të arrini sukses të madh. Por duhet të dini se suksesi varet vetëm nga angazhimi juaj në mësim dhe nga  orari i rregullt i kohës gjatë ditës. Prandaj, ju them se duhet të mësoni dhe pjesën më të madhe të ditës t’ia kushtoni mësimit që  të gjithë ne në të ardhmen të jemi krenarë me ju - theksoi Trajanovski.

SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin", këtë vit i pret nxënësit me dysheme të reja në klasa, çati të rinovuar të objektit shkollor dhe me oborr të rregulluar, gjëgjësisht në kushte shumë më të mira për punë.