“SUPER SHKUPI” NË ÇARSHINË E VJETËR TË SHKUPIT 7.11.2017

 

 

 

 

Këtë fundjavë ahengu i madh veror “Super Shkupi” vazhdon në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Programin për këtë ngjarje e lajmëruan kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe një numër i madh i pronarëve dhe menaxherëve të objekteve hotelierike të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

- Fundjavën e kaluar filloi ahengu i madh veror "Super Shkupi", me koncertet e Sergej Çetkoviçit dhe grupit Bajaga dhe Instruktori në kejin 13 Nëntori. Këto koncerte nxitën interesim  të madh në mesin e shkupjanëve dhe të njëjtit u ndoqën nga disa mijëra njerëz dhe kemi përshtypje të shkëlqyera nga fundjava e parë e "Super Shkupit". Këtë fundjavë "Super Shkupi" vazhdon në Çarshinë e Vjetër, në dy lokacione, ku të premten ahengu do të jetë në sheshin"Skender Beu", ndërsa të shtunën do të jetë në hapësirën para kishës "Shën Spas". U bëj thirrje qytetarëve të Shkupit ta vizitojnë Çarshinë e vjetër dhe të kënaqen me programin e pasur muzikor dhe argëtimin që do ta sigurojnë performuesit, si dhe në gjithë atë që do të na ofrojnë objektet hotelierike - tha kryetari Trajanovski.

Përfaqësuesit e objekteve hoteliere shprehën falenderim për Qytetin e Shkupit për realizimin e projektit "Super Shkupi", sepse i njëjti e përmirëson ofertën kulturore dhe argëtuese në  Shkup dhe është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur numrin e vizitorëve në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

 

 

 

 Rikujtojmë, “Super Shkupi” këtë fundjavë do të zhvillohet sipas këtij programi:

Më 25 gusht (e premte) ahengu do të jetë në Sheshin Skender Beu, ku do të performojnë grupi Triks(Trix), Goce Turzhan,Cena, dhe Goce SAF

Më 26 gusht (e shtunë), ahengu do të jetë në sheshin para "Shën Spas" ku do të performojnë Orkestra, Funki Guru, Energji bend dhe Fitz (Këmbët e ftohta).

 

Proejekti “Super Shkupi” vjen me propozim dhe iniciativë të pronarëve dhe menaxherëve të objeketeve hotelierike, dhe ka për qëllim përmirësimin e ofertës kulturore-argëtuese në Shkup. 

Organizator kryesor i "Super Shkupit" është IP Qendra e Kongresit "Aleksandri i Maqedonisë", i cili për organizimin e kësaj ngjarje ka përzgjedhur Gorilla Wild Entertainment Group .

Rikujtojmë se në përputhje me Vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, gjatë netëve kur mbahet “Super Shkupi” orari i punës së objekteve hotelerieke vazhdohet për një orë.