KUMTESË 7.11.2017

Qyteti i Shkupit dëshiron të shprehë keqardhje për jetën e humbur në një aksident trafiku që ndodhi dje para ministrisë së kulturës në lagjen Debar Maalo.

Duam të theksojmë se Qyteti i Shkupit është në dispozicion për bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme dhe të gjitha institucionet tjera që janë kompetente për të konfirmuar faktet e kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, vlerësojmë se në publik u përhap numër i madh spekulimesh edhe në lidhje me përgjegjësinë për këtë rast, si dhe defokusim i panevojshëm me pyetje të çuditshme për ingjerenca, prandaj konsiderojmë se jemi të detyruar ta informojmë publikun mbi kompetencat.

1. Në këtë rast, si në të gjitha rastet e aksidenteve të trafikut, përgjegjësi mbajnë  të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion

2. Pjesëmarrësit në komunikacion (automjetet, çiklistët, këmbësorët) janë të obliguar të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore të komunikacionut

3.  Për të sqaruar faktet e aksidenteve dhe kundërvajtjet në komunikacion, si dhe kontrollin e trafikut përgjegjës është ministria e punëve të brendshme

Qyteti i Shkupit si institucion është kompetent për dhënien e miratimit për furnizimin e mallrave,me të cilin janë të caktuara periudhat gjatë të cilave mund të kryhet ky aktivitet, por si institucion nuk jemi kompetent për sjelljen e çdo individi në trafik dhe ata janë përgjegjës për veprimet e tyre .

Përndryshe, në përputhje me këtë vendim, në këtë rajon leja për furnizimin e mallrave kryhet në periudhën prej 9: 00-14: 00 dhe 18: 00-19: 00, me të drejtë qëndrimi prej 15 minuta.