EKIPET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE TË QYTETIT TË SHKUPIT DOLËN NË TERREN 1.11.2017

 

 

 

 

Shkupi dje ishte nikoqir i spektaklit të madh të futbollit, gjegjësisht i ndeshjes të klubeve fudbollistike Real Madrid dhe Manchester United.

Tifozët e futbollit nga e gjithë bota patën nderin dhe kënaqësinë t’i shohin emrat e njohur botëror të futbollit në ndeshjen e Superkupës të UEFA-s.

Shkupin gjatë ditëve të kaluara e kanë vizituar më shumë se 100.000 vizitorë dhe për këtë qëllim u kujdes që pjesa më e madhe prej tyre të informohen në lidhje me monumentet e Shkupit përmes një video promovuese dhe një numër të madh të broshurave.

 

Pas përfundimit të deshjes e cila u ndoq nga rreth 33.000 tifozë, në terren dolën ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit të cilat i pastruan sipërfaqet publike të gjelbra në parkun e qytetit, rrugët dhe sheshet ku ishin të vendosura fan zonat.

Aktivitetet u zhvilluan gjithë natën dhe do të vazhdojnë edhe sot derisa sa te pastrohet plotësisht e tërë hapësira.