QYTETI I SHKUPIT DO TË PUNOJË NË DY NDËRRIME 24.11.2017

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot /06.11.2017, e hënë/ mbajti konferencë për media para barakës numër 16, gjegjësisht para Arkivit të Qytetit

- Sot jemi para barakës numër 16 të Qytetit të Shkupit ta paralajmërojmë një nga premtimet parazgjedhore që u premtuan qytetarëve. Respektivisht, nga java e ardhshme baraka numër 16 , ajo në të cilën qytetarët kanë më shumë nevoja për kryerjen e shërbimeve, do të punojë në dy ndërrime duke filluar nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30 çdo ditë pune.Ky është vendi ku qytetarët më së shpeshti komunikojnë me Qytetin e Shkupit. Do të ketë dy pauza gjatë orarit të punës, respektivisht nga ora 11:30 deri në orën 12:00, për pauzën e parë dhe nga ora 14:30 deri në orën 15:00 për të dytën.Po punojmë intenzivisht në përgatitjen e një sistemi real një sportel ku qytetarët do të munden aktivitetet që janë të ndërlidhura edhe me administratën e qytetit të mund t’i kryejnë edhe në sportelet e pushtetit qendror, por edhe të komunave të Qytetit të Shkupit, me qëllim që shërbimet që i ofron Qyteti i Shkupit të jenë transparente, të thjeshtëzuara dhe lehtë të kapshme per secilin qytetar. Ky është fillimi i punës së administratës së re të qytetit, dhe pres që në të ardhmen e afërt të njoftoheni me të gjitha aktivitetet të cilat do t’i ndërmarrim me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe transparencës të Qytetit-tha në konferencën për media kryetari, Petre Shilegov.

Me sistemin e punës në dy ndërrime në sportelet  e Arkivit të Qytetit të Shkupit, shpresojmë se qytetarët do të mund më shpejt dhe më lehtë t’i kryejnë punët e tyre që ndërlidhen me, pranimin, lëshimin, verifikimin e dokumenteve për tatimet, taksat, dhe kompenzime tjera në Qytetin e Shkupit.