THIRRJE E HAPUR PËR PARAQITJEN E ARTISTËVE PËR PJESËMARRJE NË EKSPOZITËN EVROPIANE NË VITIN 2018 24.11.2017

 

Qyteti i Shkupit u kyç si partner në projketin evropian të rrjetit KREART (CreArt - http://creart-eu.org) i mbështetur nga programi i Komisionit europian "Evropa Krijuese" .

Si pjesë e aktiviteteve të rrjetit KREART njëherë në vit do të organizohet "Ekspozitë e përbashkët evropiane", e cila do të udhëtojë në 3 qytete të ndryshme ku do të marrin pjesë artistë nga të gjitha qytetet partnere të zgjedhura nga një kurator i përbashkët evropian. Qytetet që marrin pjesë në projekt janë: Valladolid (Spanjë) si lider i projektit, Kaunas (Lituani), Aveiro (Potugali), Zagreb (Kroaci) Leeçe (Itali), Liverpool (Britania e Madhe), Katovice dhe Lublin (Poloni) Klermont Ferand dhe Ruen (Francë) dhe Shkup (Maqedoni).

Një nga aktivitetet kryesore të CreArt 2.0 është ekspozita vjetore udhëtuese "Ekspozita Evropiane" ku marrin pjesë artistë nga të gjitha 12 qytetet partnere, ndërsa selektor i ekspozitës është një kurator nga qytetet partnere të përzgjedhur më parë përmes thirrjes publike. Çdo vit, ekspozita e madhe e përbashkët evropiane mbahet në tre qytete partnere. Katalogjet dhe materialet promovuese do të shpërndahen në të gjitha qytetet partnere ne projekt.

Edicioni i parë i Ekspozitës evropiane të titulluar " Six Memos " do të organizohet në vitin 2018 në 3 qytete pjesëmarrës në projektin CREAT dhe në agjendë janë tre qytetet si më poshtë:

-Valladolid,Spanjë,në maj-qershor 2018

-Liverpool, Britania e Madhe, në korrik-gusht 2018

- Lublin, Poloni, në shtator-tetor 2018.

 

Kuratori dhe koncepti i ekspozitës

 

Kuratori dhe selektori i ekspozitës në vitin 2108 është Branka Benčić nga Zagrebi, Kroaci dhe koncepti i saj kuratorial bazohet në temën " SIX MEMOS " (Gjashtë Memorie) dhe bazohet në mbledhjen e eseve nga shkrimtari italian Italo Kalvino " Six Memos for the next Millenium“.

 

Përzgjedhja e punimeve


-Nëse janë paraqitur më shumë se 10 autorë, do të kryhet përzgjedhja e parë e aplikacioneve të dorëzuara nga komisioni lokal.

-Përzgjedhja përfundimtare e artistëve të cilët do të marrin pjesë në ekspozitë do të kryhet nga kuratori Branka Bençic, e cila nga artistët e propozuar duhet të zgjedh të paktën një artist nga çdo qytet dhe ta përpilojë listën përfundimtare të pjesëmarrësve në ekspozitë dhe së bashku me artistët të dakordohet rreth përzgjedhjes finale të veprave që do të ekspozohen.

- Artistët do të informohen për rezultatet e thirrjes publike.

 

                         Kushtet për pjesëmarrje dhe mbulimi i shpenzimeve


- Të drejtë për pjesëmarrje kanë artistë ose grupe të artistëve në fushën e arteve pamore dhe artet e  mediave të reja, të cilët jetojnë, punojnë ose studiojnë në Shkup.

- Numri maksimal i veprave me të cilat artisti ose grupi i artistëve mund të aplikojë në projekt është pesë (5).

- Artistët e paraqitur /grupet e artistëve duhet të ndjekin temën " Six memos" nga kuratori Branka Benčić.

 

- Artistëve të përzgjedhur do t’u paguhet honorar prej 500 euro në kundërvlerë në denarë nga ana e Qytetit të Shkupit në bazë të kontratës autoriale.

- Artistët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një lokacion nga tre ku do mbahet ekspozita në vitin 2018 (me përjashtim të atyre artistëve që do të duhet vetë t’I vendosin veprat e tyre), që përfshin edhe mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, ushqim dhe strehim nga organizatori.

- Qyteti i Shkupit do të mbulojë shpenzimet e sigurimit  nëse artisti nuk ka kartelë evropiane për sigurim shëndetësor.

- kujdesi për marrjen, transportin, sigurimin dhe paketimin e punimeve të zgjedhura, si dhe përgatitjen e katalogut i kryen organizatori i ekspozitës.

- Shpenzimet shtesë që kanë të bëjnë me qëndrimin jashtë vendit i mbulojne vet artistët.

 

Mënyra e paraqitjes

 

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë artistët që jetojnë dhe punojnë në Shkup.

Artistët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në gjuhën maqedonase, si dhe të dërgojnë biografinë e tyre, portofolin dhe fotografi të më së paku 5 punimeve referuese që korrespondojnë me temën në thirrjen publike, letër qëllimore dhe dokumente tjera relevante në gjuhën angleze që do t'i përcillen kuratorit.

Të gjithë të interesuarit fletëparaqitjen mund të shkarkojnë  në lidhjen e mëposhtme në internet

 

Vërejtje: Gjuhë zyrtare e komunikimit me kuratorin dhe organizatorët e ekspozitës (personat përgjegjës nga qytetet Valladolid, Liverpull dhe Lublin) është gjuha angleze.


Me dorëzimin e fletëparaqitjes së nënshkruar, autorët pajtohen me kushtet e konkursit.

Fletëparaqitja duhet të dërgohet më së voni deri më 27 nëntor 2017 (e premte) në e-mail adresën e mëposhtme nadap@skopje.gov.mk.

Personi për kontakt Nada Pesheva, Koordinator i projektit nga Qyteti i Shkupit tel.3297-323, e-mail nadap@skopje.gov.mk.