DELEGACIONE ZYRTARE VENDOSËN LULE NË VARREZAT E PARTIZANËVE NË BUTEL 23.11.2017

 
     
 

 

 

 

Delegacioni i Qytetit të Shkupit i kryesuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegovi kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe sekretari i Qytetit të Shkupit, Viktorija Avramovska Madiç, sot vendosën lule para Përmendores të çlirimtarëve të qytetit të Shkupit në Varrezat e partizanëve “Butel” dhe para përmendores të gjeneralit Mihajllo Apostollski në varrezat e qytetit “Butel”.

Në varrezat në Butel lule vendosën edhe Delegacioni i Këshillit të Qytetit të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës nacional çlirimtare antifashiste të Maqedonisë –Shkup; delegacioni i Qytetit të Shkupit, delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë; delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë; delegacioni i Ministrisë të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë; delegacionet nga Komunat e Qytetit të Shkupit; delegacione  të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike kulturore të Qytetit të Shkupit, delegacioni i Kryqit të  Kuq i qytetit të Shkupit, si dhe delegacione të korit diplomatik, qytetarë dhe institucione.