PUNOJNË PËR ZGJIDHJE SISTEMORE PËR RRITJEN E SIGURISË SË QYTETARËVE DHE QENVE ENDACAKË 21.12.2017

 

Qyteti i Shkupit gjatë muajit të kaluar ka punuar intensivisht në gjetjen e një zgjidhje sistemore  për parandalimin e incidenteve në lidhje me sulmet ndaj qytetarëve nga qentë, pavarësisht nëse është fjala për të qentë endacakë apo qentë që kanë pronarë. Për këtë qëllim kryetari Shilegov solli Vendim dhe u formua grup punues i përbërë nga 5 anëtarë, gjegjësisht nga një këshilltar në Këshillin e Qytetit, një punonjës në Sektorin për çështje komunale të Qytetit të Shkupit dhe një përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi, iniciativa qytetare Kane Corzo dhe Asociacioni i aktiviteteve për të drejtat e kafshëve.

- Mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem është sigurimi i kontrollit të numrit të qenve të rrugës, stacionimit të përkohshëm dhe trajtimit human të kafshëve. Njokohësisht  kërkojmë edhe zgjidhje sistemore për rregullimin e plotë të përgjegjësive të pronarëve të kafshëve, me qëllim parandalimin e incidenteve të këtilla. Punojmë në vendosjen e çipave të gjithë qenve në bashkëpunim me Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë. Ky është proces i cili merr kohe relativisht të gjatë prandaj apeloj për mirëkuptim nga ana e qytetarëve-  tha Shilegov.

Ai theksoi se ky është një problem që është injoruar për një kohë të gjatë nga udhëheqësia e mëparshme, ndërkaq Qyteti në bashkëpunim me tri shoqatat për mbrojtjen e kafshëve formoi grup punues për ta ndjekur situatën në punën e vend-strehimit të qenve endacakVardarishte dhe trajtimin human të qenve të rrugës.

- Pas incidentit në lidhje me  kafshimin të disa qytetarëve  nga një qen race i braktisur, është vërejtur hedhje e helmit nga qytetarë të pandërgjegjshëm në lokacione të frekuentuara në Karposh, Qendër dhe Aerodrom. U bëjmë thirrje këtyre qytetarëve të ndalojnë menjëherë me vendosjen e helmit për qentë, sepse në këtë mënyrë ata kryejnë më shumë vepra penale që ndërlidhen me dhunën mbi kafshët dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Por,duhet të pranojmë se ka pasur dhe do të ketë incidente. Kafshët nuk janë armiqtë tanë. Mirëqenia e tyre duhet të garantohet, por në të njëjtën kohë edhe siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e tyre nga sulmet e këtilla është prioriteti ynë. Jemi të fokusuar në këtë problem dhe shpresojmë që në kohën më të shkurtër të mund të kemi një zgjidhje përfundimtare për këtë problem - tha kryetari Shilegov për mediat.

Grupi i punës ka përgatitur raport me rekomandime për një zgjidhje të përhershme të problemit. Rekomandimet e këtij raporti, së bashku me rekomandimet e Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, do të hyjnë në Programin dhe Buxhetin e Qytetit për vitin 2018, dhe këto zgjidhje sistematike do ta rrisin në të njëjtën kohë edhe sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e qenve endacakë në territorin e Qytetit të Shkupit.