JANÇEVA U DREJTUA NË HAPJEN E KONFERENCËS RAJONALE PËR SIGURI NË MJEDISET URBANE 21.12.2017

 

Sot dhe nesër në hotelin "Aleksandar Pallas" mbahet konferenca rajonale me titull "Përpjekje për të drejta më të mëdha mbi qytetin për të gjithë përmes përmirësimit të sigurisë në hapësirat publike në mjediset urbane."

Konferenca është organizuar nga UN-Habitat dhe UN Women, dhe qëllimi i saj është t'u mundësohet pjesëmarrësve të diskutojnë për përmirësimin e sigurisë në hapësirën publike dhe mjediset urbane në teritorrin e Ballkanit, me fokus të veçantë te gratë dhe vajzat.

Në hapjen e konferencës u drejtua kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.

- Është i njohur fakti se hapësira i dikton kushtet dhe mënyrën e ekzistencës së një bashkësie. Në çfarë dhe cilën hapësirë veprojnë dhe qëndrojnë gratë, tani më nuk është as nuk mund të jetë çështje e parëndësishme, për ne nga ndonjë domen i largët urbanistik. Duke pasur parasysh se hapësirat publike të sigurta dhe të qasshme për gratë, i referohen qyteteve të sigurta dhe inkluzive, dëshpëron fakti se R. Maqedonia jep shembull elokuent por deri më tani jo mjaftueshëm të qartë në lidhje me ekzistencën dhe sfidat,  në masë të madhe në hapësirë publike jo inkluzive, të pasigurtë , problematike dhe komplekse. Prej  këtu, mund të themi ,se sot gruaja ballafaqohet me probleme që dalin pikërisht nga pozicionimi i saj lokal, rajonal dhe socio-kulturor - tha Janceva.

Jançeva theksoi se Shkupi ka zona të caktuara ku lëvizja me karrocë për invalidë apo të fëmijëve është i pamundur dhe pa dyshim kufizimi i lëvizjes së këtyre individëve krijon një ndjenjë të pakëndshme të pafuqisë tek ata, por edhe për shoqëruesit e tyre. Në fund të fjalimit Jançeva theksoi se fokusi i Qytetit të Shkupit është që ai të bëhet qytet i barabartë gjinor dhe për këtë arsye tashmë ka një strategji për barazinë gjinore të qytetit, dhe është duke u punuar në zhvillimin e një strategjie të dytë, ku siguria urbane për gratë dhe vajzat është një nga qëllimet strategjike të projektit.

Konferenca, në të cilën shkëmbehen përvoja dhe zhvillohen diskutime ekspertësh, do të rrumbullakësohet me platformë për zhvillim ku do të kyçen shumë palë të interesuara. Platforma do të ketë detyrë të përcaktojë prioritetet e përbashkëta dhe të jep rekomandime për përmirësimin e funksionalitetit të qyteteve, në arritjen e hapësirave publike të qasshme dhe të barazisë gjinore.

Konferenca rajonale është pjesë e projektit të përbashkët të zyrës së UN-Habitat në Kosovë, si dhe zyrat e UN Women në Kosovë dhe Maqedoni.

Projekti synon të përmirësojë të drejtën mbi qytetin për të gjithë, duke reduktuar pabarazitë gjinore, në qasjen në hapësirën publike. Përveç kësaj, projekti mbindërtohet në partneritetetin me autoritetet lokale, mekanizmat për barazi gjinore dhe universitetet, organet e zbatimit të ligjit dhe iniciativat kryesore të shoqërisë civile në lidhje me të drejtat e grave.