KANË ARRITUR 324 KËRKESA PËR SUBVENCIONE PËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETI 20.12.2017

Qyteti i Shkupit e informon publikun se dje /22.11.2017/ ka përfunduar Thirrja publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për qytetarët në territorin e Shkupit për blerjen e stufave me peleti për vitin 2017 (aksioni vjeshtor). Në këtë thirrje publike, në Qytetin e Shkupit kanë arritur 324 kërkesa për subvencionimin për blerjen e stufave me peleti. 

Komisioni tashmë po i shqyrton kërkesat e arritura dhe po kryen kontrollë të stufave të instaluara te aplikuesit të cilët i kanë plotësuar kushtet të publikuara në Thirrjen publike.

Respektivisht, Qyteti i Shkupit, me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat ndotin në mënyrë minimale ajrin dhe truallin dhe nuk ndikojnë mbi ndryshimet klimaterike, shpalli Thirrje për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për qytetarët në territorin e Shkupit për blerjen e stufave me peleti për vitin 2017, që zgjati prej 15 deri më 22 nëntor 2017.

Me këtë Thirrje publike qëë realizohet sipas principit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’, do të sigurohet kthimi i mjeteve në vlerë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë duke përfshirë tatimin personal mbi pagën.

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike patën banorët e Qytetit të Shkupit(amvisëritë( në komunat:Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe saraj, të cilët kanë blerë stufa me pelet për ngrohje të hapësirës së banimit së tyre, nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike dhe kanë dorëzuar Formularin për shfrytëzimin e të drejtës  për  kompensim.

Në Thirrjen publike nuk kishin të drejtë të marrin pjesë amvisëritë që janë të lidhura në sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit, pavarësisht nëse e përdorin atë ose jo, si dhe pronarët objekteve të banimit që janë ende në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në ndërtesa.