SOLEMNISHT U NDANË ÇMIMET “13 NËNTORI” TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2017 20.12.2017

 

 

Dje në mbrëmje në Operën dhe baletin e Maqedonisë u mbajt ceremonia me rastin e kremtimit të 13 nëntorit – Dita e çlirimit të Shkupit, ku kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i ndaju çmimet për fituesit e sivjetmë dhe iu drejtua mysafirëve.

- Sonte ne festojmë datën të cilën secili bashkëqytetarë e kujton si datë historike për Shkupin tim dhe Shkupin Tuaj. Më 13 nëntor 1944, brigadat fitimtare të luftëtarëve e çliruan Shkupin antifashist dhe e shënuan fillimin e zhvillimit të tij. Sot ne shënojmë 73 vjet nga çlirimi i qytetit nga okupatorët fashistë, fitore e cila me luftë flijuese u fitua ndaj kundërshtarit superior, gjenerata të cilat e filluan ndërtimin e shtetit të pavarur, në të cilën qytetarët e saj do t’i realizojnë idealet e tyre. Të mos harrojmë se çlirimtarët e Shkupit e ndërtuan këtë qytet pas Luftës Nacional Çlirimtare anti-fashiste, por për fat të keq, edhe pas tërmetit në vitin 1963, fatkeqësi që shumë nga fqinjët tanë mbetën pastrehë, dhe pa të afërmit e tyre. Për shkak të këtyre historive, Shkupi ynë ka marrë epitetet "qytet antifashist" dhe "qytet i solidaritetit". Kultivimi i trashëgimisë nënkupton kujdesin për të dyja njësoj. E di që qytetarët e Shkupit kanë zgjedhur jetë në Evropën moderne, por e di se ky qytet ka shumë sfida dhe unë jam i vetëdijshëm për sfidën që kam para meje, ndotja është sigurisht sfida më e madhe, por ka shumë probleme të tjera edhe në infrastrukturë, urbanizëm, gjelbërimi ... Por, së bashku me administratën, jemi të gatshëm të investojmë në të ardhmen e përbashkët të Shkupit dhe ta bëjmë qytet funksional. Dua ta bëj Shkupin qytet në të cilin qytetarët do të kenë mundësi të barabarta, qytet të solidaritetit  dhe të bashkëjetesës multikulturore që prej vitesh kultivohet nga banorët e tij. Qytet për të gjithë! Sonte, u mblodhëm këtu t'ua ndajmë bashkëqytetarëve tanë çmimet “13 Nëntori”, të cilët kontribuan në afirmimin e tij në progresin e përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë dhe në botë. Me kënaqësi dhe nder, si Kryetar i Shkupit, ua ndajmë çmimet fituesve të këtij viti dhe shpresoj se do të jetë një nxitje për arritje dhe suksese tjera krijuese - tha kryetari Shilegov.

 

Në emër të fituesve të Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2017 u drejtua Dimitar Bashevski, i cili tha se iu dha detyra më e këndshme për t’u falënderuar në emër të të gjithë të shpërblyerve, të cilët janë nga fusha të ndryshme por edhe mosha. Ai theksoi se zakonisht më të moshuarit kanë thënë se do të ishte më mirë shpërblimet t’i merrnin si më të rinj, megjithatë, edhe pse të rinjtë i bëjnë çmimet më të pjekur dhe më të p

ërgjegjshëm, njerëzit e moshuar i rinojnë dhe u japin atyre ndjenjë plotësie.

 

Fitues të Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit për vitin 201 janë:

 

Nga fusha e shkencës:

1.HAKI IMERI – për arritje të larta dhe krijimtarinë e vazhdueshme në fushën e shkencës dhe arsimit.

2.GORAN KONDOV- për arritje të larta në fushën e shkencës së medicinës dhe praktikës kirurgjike.

 

 

Nga fusha e arsimit dhe edukimit:

1.ЈADRANKA KLISAROVA  – për arritje të larta  në fushën e edukimit dhe arsimit

 

Nga fusha e publicistikës:

1.DIMITAR BASHEVSKI-për arritje të larta në fushën e letërsisë dhe kulturës.

2.PUNTORIE MUÇA ZIBA –për krijimtari letrare të sukseshme shumëvjeçare.

 

Nga fusha e artit:

1.VASIL ATANASOV –për veprimtari të sukseshshme shumëvjeçare në fushën e artit muzikor

2. STEFAN HAXHI-NIKOLOV - për arritje të larta në fushën e pikturës

 

Në fushën e kujdesit shëndetësor dhe aktivitetit humanitar:

1.RADE ILIEVSKI - për veprimtarinë shumëvjeçare humanitare.
2.ZHAN MITREV - për kontribut të shkëlqyer shumëvjeçar në fushën e mbrojtjes shëndetësore

 

Në fushën e sportit:

1.ÇEDOMIR JANEVSKI - për rezultate të shkëlqyera në fushën e sportit futbollistik.
2. ATANAS NIKOLOVSKI - për arritje të rëndësishme në fushën e sportit kajak.

 

Në kuadër të kremtimit me rastin e Ditës së çlirimit të Shkupit, në holin e OBM, u hap edhe  ekspozita, të cilat u pikturuan në koloninë e 12-të ndërkombëtare "Shkupi 2017", dhe pas ndarjes së çmimeve, për nder të fituesve dhe me rastin e festës së Shkupit, u mbajt program zbavitës muzikor nën moton "Shkup - qytet i imi".