U PREZANTUA ANALIZA E FIZIBILITETIT PËR REDUKTIMIN E RREZIKUT NGA VËRSHIMET NË RAJONIN E SHKUPIT 20.12.2017

 
     
 

 

 

"Analiza e fizibilitetit të mundësive për reduktimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Shkupit", është emri i studimit që Qyteti i Shkupit e ka përpiluar në bashkëpunim me UNDP-në, që  u prezantua sot para publikut. Në prezantimin e këtij dokumenti të rëndësishëm morën pjesë Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe përfaqësuesja e  përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton si dhe përfaqësues nga komunat e Shkupit, ndërmarrjet publike të qytetit, ministritë dhe institucionet shkencore, shoqatat joqeveritate dhe qytetarë.

- Qyteti i Shkupit fillon një praktikë të re në mënyrën e funksionimit në kuptim të ndarjes së rezultateve nga studimet shkencore me publikun. Shkupi është qytet për të cilin katastrofat natyrore nuk janë të panjohura, dhe disa prej tyre janë pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga faktori njeri. Prandaj, si hyrje në prezantimin e sotëm dua të theksoj se Qyteti i Shkupit dhe UNDP-ja në dhjetor të vitit 2014, filluan realizimin e përbashkët të projektit për rritjen e rezistencës urbane të katastrofave natyrore dhe ndryshimve klimatike, duke përdorur teknologjinë informative, që është ende aktive. Rezultatet e projektit janë të dukshme, të ranguara lart dhe janë shumë të rëndësishme për Qytetin e Shkupit – tha para të pranishmëve Ljubica Janceva, kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Janceva shpjegoi se lëndë e punëtorisë së sotme është “Analiza e fizibilitetit të mundësive për reduktimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Shkupit", përgatitur nga Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me UNDP-në, në kuadër të projektit "Rritja e rezistencës urbane me aplikimin e teknologjive informative për uljen e rreziqeve nga katatastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike. Në analizë, tha ajo, janë të sublimuara të gjitha aktivitetet, analizat dhe modelimi në pjesën e përmbytjeve në sektorin e ujit, në Strategjinë për ndryshimet klimatike edhe pas përmbytjeve që ndodhën në shtator të vitit 2016, si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm.

- Qyteti i Shkupit është qyteti ynë i përbashkët. Prandaj, të gjithë duhet të veprojmë së bashku dhe të punojmë për aftësimin e tij, ndërsa Qyteti i Shkupit është i gatshëm të marrë rolin udhëheqës për të gjitha projektet që duhet të zhvillohen dhe realizohen në të ardhmen - theksoi Jançeva.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP, Luiza Vinton, shpjegoi se tema e përmbytjeve në vendin tonë u bë veçanërisht e rëndësishme pas përmbytjeve në vitin 2015 dhe pas përmbytjeve të vitit të kaluar në Shkup. Sipas saj, duhet të punohet në mënyrë sistematike për uljen e rreziqeve nga përmbytjet, duke pasur parasysh, para së gjithash të mirën dhe sigurinë e njerëzve, sepse alarmi i ndryshimit të klimës veç më është kyçur.