QYTETI I SHKUPIT I GATSHËM TË PËRBALLET ME PASOJAT NGA RRESHJET E MËDHA TË SHIUT 20.12.2017

   
 
     
 
     
 

 

Pas reshjeve të mëdha të shiut që u përfshi Shkupi gjatë natës së kaluar, sot në mëngjes u takua Shtabi për mbrojtjen dhe Shpëtimi i Qytetit të Shkupit, i përbërë nga përfaqësues të Qytetit të Shkupit, ndërmarrjeve publike të Qytetit, Brigadës zjarrëfikëse të Qytetit të Shkupit, Ministrisë së punëve të brendshme dhe përfaqësues të Qendrës rajonale për  menaxhim me kriza. Në takim u koordinuan aktivitetet për veprim parandalues për mbrojtjen nga derdhjet eventuale të lumit Vardar në Shkup.

- Sot në mëngjes niveli i lumit Vardar është ngritur, ndërsa në pjesën e skejt-parkut, lumi u derdh mbi shtratin e lumit. Ekipet tona tashmë kanë inspektuar gjendjen në terren dhe kanë identifikuar tre pika kritike: në pjesën nga skejt-parku deri te “Lirija” tek hoteli “Holidej in”, nën ndërtesën e FPISM dhe Lisiçe të poshtme, ku përfundon rregullimi i lumit Vardar - tha sot në konferencën për media Emil Duroviç, shefi i Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit.

Ai shtoi se ndërtimet dhe aktivitetet ndërtimore që janë pjesë e projektit të Shkupit 2014 dhe që janë në shtratin e lumit në pjesën nga ura “Goce Dellçev” deri te Ura e Gurit, dukshëm e zvogëlojnë rrjedhën e shtratit të lumit dhe krijojnë probleme me ujin e ardhur.

Ai gjithashtu theksoi se tashmë po përgatiten rreth 10.000 thasë me rërë që së shpejti do të vendosen në pikat kritike: në pjesën nga skejt-parku deri tek ura "Lirija" te "Holidej In" dhe tek objekti i FPISM, sepse gjatë natës priten reshje edhe më intensive.

- Punëtorët nga ndërmarrjet publike të qytetit me makineri tashmë janë terren dhe po sanojnë pendën ndërmjet Lisiçes së poshtme dhe të epërme, te ura hekurudhore, që para dy viteve e ngritën ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica", e i cili në ndërkohë u shkatërrua nga ana e qytetarëve të papërgjegjshëm në gjatësi prej 150-200 metrash. Janë përgatitur edhe pompa për thithjen e ujit, edhe atë 4 pompa të mëdha me kapacitet prej 8,700 litra/minutë dhe 40 pompa më të vogla, të cilat do të vëhen në funksion në qoftë se është e nevojshme. Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim e Qytetit të Shkupit do të jetë në kujdestari gjatë 24 orëve dhe do ta ndjek situatën në terren në bashkëpunim me Qendrën rajonale për menaxhim me kriza. Dëshirojmë të theksojmë se Qyteti i Shkupit është i përgatitur për t'u ballafaquar me këtë situatë dhe se nuk ka vend për panik - tha Duroviç.