PANAIRI I OJQ-VE PËR VULLNETARIZËM DHE QYTETARI AKTIVE 20.12.2017

Më 6 dhjetor (e mërkurë) në Qendrën kulturore rinore (QKR),për të tretën herë do të mbahet Panairi i shoqatave qytetare për vullnetarizëm dhe qytetari aktive në qytetin e Shkupit.

Pjesa e punës e panairit do të fillojë në orën 11:00 me forumet për rrjetëzimin e shoqatave/ fondacioneve të pranishme, ndërsa në orën 13 do të hapet zyrtarisht për vizitorët.

Këtë vit Panairi i OJQ-ve do të mbahet nën moton "Qytetaria aktive = Shoqëri më e mirë".

Në panairin e tretë të OJQ-ve prezantime do të kenë shumë shoqata qytetare dhe fondacione të regjistruara në territorin e Qytetit të Shkupit dhe organizata/ fondacione që nuk janë të regjistruara në Shkup, por një pjesë të aktiviteteve të tyre i kryejnë për të mirën e qytetarëve Shkup.

Edhe këtë vit, pjesëmarrësit për rrjetëzim më të mirë do të kenë mundësinë t’i paraqesin aktivitetet e tyre para publikut dhe shoqatat e tjera, të shkëmbejnë përvojat dhe të japin  sugjerime për bashkëpunim të mëtejshëm, si dhe do të organizohen tri tribuna tematike.

Panairi i Shoqatave qytetare për Vullnetarizëm dhe Shoqëri Aktive të Qytetit të Shkupit është organizuar si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 5 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit.

Kjo panair organizohet nga shoqata e qytetarëve "Qendra vullnetare Shkup"  me mbështetje financiare nga Qyteti i Shkupit.