NË RRJEDHË ËSHTË THIRRJA PUBLIKE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE DHE AKTIVITETEVE NGA FUSHA E KULTURËS 20.12.2017

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se është në rrjedhë Thirrja publike për financimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushën e kulturës me interes për Qytetin për vitin 2018, i cili do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2017, është në zhvillim e sipër. Në këtët thirrje publike mund të dorëzohen  propozim-projekte për fushat e mëposhtme:

  1. Përkrahja e projekteve, manifestimeve dhe aktiviteteve nga fusha e veprimit profesional, amator dhe rinor, në fushat vijuese:

1.1.        Arte teatrale

1.2.        Arte muzikore

1.3.        Arte vizuale dhe arte të mediumeve të reja

1.4.        Veprimtari botuese dhe bibliotekare 

1.5.        Veprimtari muzeore dhe promovimi i trashëgimisë kulturore

 

  1. 2. Bashkëpunim ndërkombëtar.
  2. 3.  Profesionale, amatore dhe rinore si nënkategori për çdo fushë.

 

 

Në Thirrjen publike mund të marrin pjesë artistë, artistë të pavarur, institucione lokale, institucione nga fusha e kulturës, shoqata civile, fondacione dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Rezultatet e konkursit do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe veb portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk me publikimin e Programit për financimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018 vit.

Edhe këtë vit, për të fituar programe më cilësore nga institucionet publike në fushën e kulturës së Qytetit të Shkupit, në ueb-faqen zyrtare e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk gjithashtu është publikuar edhe Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin dhe mbështetjen e programeve të Qytetit të Shkupit, institucionet publike në fushën e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit, ku 8 institucione kulturore do të mund të paraqesin aplikacionet për propozim projekte, Thirrja do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2017.

Thirrja publike për financimin e institucioneve publike nga fusha e kulturës së bashku me fletëparaqitjet (aplikacionet) mund të merren në këtë link

http://www.skopje.gov.mk/Uploads/JAVEN%20Povik.pdf

 

Informacione plotësuese mund të merren në telefonin 02/ 3297-323, 02/ 3297 – 324, 02/ 3297 – 289 dhe në e-mail adresën kultura@skopje.gov.mk