FTESË- FILLON MAGJIA E VITIT TË RI 20.12.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, me kënaqësi Ju fton sot në ora 19:00, në sheshin Maqedonia te gjithë së bashku ta ndriçojmë bredhin e madh të Vitit të Ri dhe të ndjejmë gëzimin e festave.

Ndriçimi i bredhit të Vitit të Ri do të shoqërohet nga zërat engjëllore të koreve të shkollave të mesme në Shkup, nën dirigjimin e Jasmina Beliçanec. Do të marrin  pjesë këto shkolla: shkolla e mesme e mjekësisë "Dr. Pance Karagozov" , SHMQSH  "Josip Broz - Tito" SHMQSH "Rade Jovçevski - Korçagin" SHMQSH "Orce Nikollov" SHMQSH "Nikolla Karev" SHMQSH "Maria Kiri Sklodovska" SHMQSH "Vasil Antevski - Dren" dhe shkolla e mesme "Mihajlo Pupin".