TË NDAJMË IDE PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT ME AJRIN E NDOTUR 20.12.2017

Kryetari Peter Shilegov i fton qytetarët që t'i paraqesin idetë e tyre të qëndrueshme, përvojat dhe njohuritë për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit në Shkup. Takimi me qytetarët është caktuar për të hënën (18.12.2017) nga ora 12:30 në 14:00, në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

- I ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi të cilët kanë ide të qëndrueshme për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit të vijnë të hënën dhe me mua dhe bashkëpunëtorët e mi t'i shqyrtojmë këto ide dhe mundësitë që ato t'i realizojmë në vepër. Së bashku me qytetarët, të përpiqemi që më lehtë dhe shpejtë të vijmë deri te zgjidhja e dëshiruar për këtë problem, - thotë kryetari Shilegov.