FTESË PËR SEANCËN E TRETË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 20.12.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit, nesër /19 dhjetor 2017 (e martë)/ me fillim në orën 12.00 do ta mbajë seancën e tretë.

 

 

Rendi i ditës

 

-       Miratimi i Procesverbalit të Seancës së dytë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2017

  1. Propozim-Plan programi për zhvillim për periudhën 2018 - 2020;
  2. Propozim-Buxhet i Qytetit të Shkupit për vitin 2018, me Propozim-Vendim për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018;
  3. Propozim-Vendim për dhënien ndihmë viktimave nga përmbytjet në Republikën e Shqipërisë;
  4. Propozim-Vendim për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të komisionit zgjedhor të qytetit të Shkupit, komisionet zgjedhore komunale dhe këshillat zgjedhorë në territorin e qytetit të Shkupit, për realizimin e Zgjedhjeve lokale të vitit 2017;
  5. Propozim–Vendim për pranimin dhe dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të luajtshme SHMQSH „Boro Petrushevski“- Shkup;
  6. Propozim- Vendim për pranimin dhe dhënien e derivateve të naftës Ndërmarrjes së qarkullimit publik „Shkup“- Shkup;
  7. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime gjatë vitit 2018 në IP “Muzeu i Qytetit të Shkupit”-Shkup;
  8. Propozim-Plani zhvillues për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik të rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2018-2020;
  9. Propozim – Program për punën e Këshillit të Qytetit të Shkupit;
  10. Propozim-Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e arsimit të mesëm në vitin 2018;
  11. Propozim – Program për shfrytëzim të privilegjuar të transportit publik urban, nga ana e personave me nevoja të posaçme, për vitin 2018;
  12. Propozim – Program për aktivitetet nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe të natyrës në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018;
  13. Propozim – Program për realizimin e dezinseksionit në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018;
  14. Propozim – Program për vendosjen e flamujve në territorin e Qytetit të Shkupit me rastin e festave shtetërore dhe rasteve tjera, për vitin 2018;
  15. Propozim – Program për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake në territorin e Qytetit të Shkupit, për vitin 2018;
  16. Propozim – Program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit, për vitin 2018;
  17. Propozim – Program për realizimin e aktiviteteve lidhur me numërtimin e objekteve në territorin e Qytetit të Shkupit, për vitin 2018;
  18. Propozim-Program për rregullimin e truallit ndërtimor në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018;
  19. Propozim – Program për përpilimin e planeve urbanistike të Qytetit të Shkupit, për vitin 2018 dhe
  20. Informacion për fillimin e procedurës për marrjen me qira të hapësirës afariste për nevojat e projektit të BE-së ROCK në të cilin merr pjesë Qyteti i Shkupit.

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden” nr. 82.