NDALESË PËR DORËZIMIN E MALLRAVE NGA ORA 7:30 DERI 18:00 29.12.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e djeshme miratoi  vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për organizimin dhe përcaktimin e kushteve për dërgimin e mallrave në pjesën qendrore të qytetit. Në përputhje me këtë vendim, ndalohet shpërndarja e mallrave në periudhën nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 18:00 nga 1 dhjetori deri më 31, dhe e njëjta  do të kryhet në periudhën nga ora 18:00 deri 7:30 mars, duke patur të drejtë për t'u ndalur dhe dhe parkuar jo më shumë se 15 minuta.

Ky vendim ka për qëllim zvogëlimin e ndotjes në qytetin e Shkupit, e cila është parashikuar edhe me  "Rekomandimet e Grupit intervenues aksional për masa urgjente kundër ndotjes së ajrit" nga data 15.12.2017 nga ana e Qeverisë së RM-së.

Reduktimi i lëvizjes së automjeteve që sjellin mallra do të kontribuojë gjithashtu në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Qyteti i Shkupit informon të gjitha palët e se Sektori për komunikacion do ta bëj harmonizimin e autorizimeve të lëshuara - tërheqjen dhe dhënien e autorizimeve të reja në përputhje me dispozitat e vendimit.

Ky Vendim hyn në fuqi nga dita e publikimit në "Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit".