TRANSPORT DHE PARKING FALAS PËR VIZITORËT E VODNOS GJATË FUNDJAVAVE DHE FESTAVE SHTETËRORE 12.12.2017

Vendimi për përcaktimin e masave afatshkurtra për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental në qytetin e Shkupit ishte vendimi kryesor që e miratoi  Këshilli i Qytetit në seancën e tij të dytë. Me këtë Vendim do të ketë transport falas për udhëtarët linjen e autobusit numër 25 (Qendra Transportuese- Vodno e Mesme), dhe do të futen linjat testuese falas  25 A (Auto Maqedoni – Vodno e Mesme) dhe 25B (Tregu i Luleve – Vodno e Mesme) gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) dhe gjatë festave shtetërore. Në të njëjtën kohë, me këtë Vendim pashikohet edhe parkim falas në garazhin në kate "Falanga maqedonase" dhe parkingu "Shtëpia e shtypit" për qytetarët që duan të vizitojnë park-pyllin Vodno duke shkuar deri aty në këmbë ose duke përdorur transportin falas të linjës së autobusit numër 25 , si dhe linjat testuese numër 25A dhe 25B gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) dhe gjatë festave shtetërore.

Përveç kësaj në séancën e dytë të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratuan edhe këto Vendime:Verifikimi i mandatit të anëtarit të anëtarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit; vendim për formim të komisioneve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Vendimi për formim të Komisionit për dispozita dhe për punë administrative;Vendim për formim të Komisionit për statut dhe rregullore; Vendimi për formim të Komisionit për buxhet;Vendimi për formim të Komisionit për urbanizëm dhe komunikacion;Vendimi për formim të Komisionit për punë komunale;Vendimi për formim të Komisionit për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe të natyrës;Vendimi për formim të Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtarë;Vendimi për formim të Komisionit për emërim të rrugëve, shesheve, urave dhe të objekteve tjera infrastrukturore;Vendimi për formim të Komisionit për kulturë;Vendimi për formim të Komisionit për sport dhe të rinj;Vendimi për formim të Komisionit për mbrojtje sociale dhe shëndetësore dhe për mbrojtjen e fëmijëve;Vendimi për formim të Komisionit për arsim;Vendim për formim të Komisionit për siguri, mbrojtje dhe shpëtim;Vendimi për formim të Komisionit për zhvillim ekonomik lokal, dhe Vendimi për formim të Komisionit për marrëdhënie dhe bashkëpunim me komunat dhe shoqatat civile dhe me fondacione,Vendimi për formim të Komisionit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve; Vendim për ndryshim dhe plotësim të  Vendimit për lirimin e investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit institucione shtetërore – Administrata publike dhe Fakulteti për arte dramatike, Vendimi për dhënien pëlqim për marrjen e të punësuarve; Vendimi për miratim të Programit për shfrytëzim të privilegjuar të shërbimit për parkim në parkingjet publike dhe në sipërfaqet publike të përcaktuara për parkim me të cilat ekonomizon NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup nga ana e personave me nevoja të posaçme, për vitin 2018; Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për aktivitete plotësuese të NP “Higjiena komunale”-Shkup në pjesën e pastërtisë publike për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017 dhe Vendimi për përcaktimin e kompensimit të shpenzimeve për zgjedhje të organizatorëve të fushatës zgjedhore për anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, si dhe vendimin për themelimin e Shtabit të qytetit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit.