URIME ME RASTIN E 22 NËNTORIT – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE 7.12.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dërguan mesazh urimi me rastin e 22 Nëntorit – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe.

Duke kultivuar shumëllojshmërinë kulturore, vlerësojmë gjuhën si shenjë përkatësie të një komuniteti. Standardizimi dhe unifikimi i alfabetit janë procese mbi të cilat krijohen identitetet kulturore të popujve, ndërsa fillimet kulturore janë udhëzues për një popull.

Më 22 nëntor të vitit 1908 në Kongresin e Manastirit është unifikuar alfabeti i gjuhës shqipe.

Sot, 22 Nëntorin e festojmë si ditën e alfabetit bashkëkohor të gjuhës shqipe. Kjo është ditë e cila duhet të na përkujtojë rëndësinë e shumëllojshmërisë gjuhësore, etnike dhe kulturore të një shoqërie moderne, multikulturore dhe multietnike.

Me këtë rast, bashkëqytetarëve tanë të komunitetit shqiptar u urojmë 22 Nëntorin – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe.