DREJTORË TË RINJ NË TRI NDËRMARRJE PUBLIKE 6.12.2017

Tri ndërmarrje publike të Qytetit prej sot kanë drejtorë të rinj. Bëhet fjalë për ndërmarrjen publike të transportit - Shkup, ndërmarrjen publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", dhe ndërmarrjen publike "Rrugë dhe rrugica".

Kristijan Çushkov është emëruar drejtor i ri i ndërmarrjes publike të transportit - Shkup, drejtori i ri i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" është Dusko Veskovski, ndërsa Senad Smailoviç është emëruar drejtor i ri i NP "Rrugë dhe rrugica".