KRYETARJA E KËSHILLIT JANÇEVA U DREJTUA NË HAPJEN E "DITA EVROPIANE E NDËRMARRJES" 6.12.2017

 

Sot /17.11.2017, e premte / me mbajtjen e sesioneve të punës në temën  "Qeveria Lokale si parakusht për zhvillimin e NVM-ve" dhe "Start-up eko sistemi dhe zhvillimi i saj," u hap edicioni i 12-të i konferencës "Dita evropiane e sipërmarrësit" .

Në  sesionin me temën "Qeveria lokale si parakusht për zhvillimin e NVM-ve", u drejtua Kryetarja e  Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva

- Zhvillimi i sipërmarrësisë dhe sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është e rëndësishme për shumicën e ekonomive kombëtare në botë, dhe  veçanërisht është e rëndësishme për rritjen më intensive ekonomike dhe zhvillimin e vendeve siç është Republika e Maqedonisë. Masat për zhvillimin më të shpejtë të këtij sektori në vend, që miratohen në nivel qendror dhe lokal, bazohen në qasje strategjike dhe të planifikuar me një qëllim të vetëm – arritje e pozitës konkurruese të ekonomisë sonë, e cila do të mundësojë konkurencë të  barabartë në tregun botëror gjë që do ta përmirësojë dukshëm stilin e jetesës dhe standardin e qytetarëve të qytetit të Shkupit dhe Republikës së Maqedonisë.Duke pasur parasysh faktin se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë forca lëvizëse të çdo ekonomie, sidomos në kohën të krizës ekonomike dhe se zhvillimi i tyre shikuar në afat më të gjatë çon drejt fuqizimit të ekonomisë së përgjithshme, janë të qarta angazhimet e Qeverisë dhe të Qytetit të Shkupit për zhvillimin dhe mbështetjen  e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike. Qyteti i Shkupit si qendër administrative, kulturore, arsimore dhe ekonomike, ka rol të rëndësishëm në krijimin dhe kultivimin e një kulture sipërmarrëse që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe rritjen e mundësive të tyre për të zgjedh. Në këto suaza, Qyteti i Shkupit tashmë 12 vjet me radhë është një nga organizatorët e "Dita evropiane e sipërmarrësit", me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe për inkurajimin e shpirtit të sipërmarrësisë tek të rinjtë për të krijuar bizneset e tyre - tha Jançeva.