U NËNSHKRUA ANEKSI I MEMORANDUMIT PËR NDËRTIMIN E STACIONIT FILTRUES NË SHKUP 26.12.2017

Kryetari Peter Shilegov, Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Sadullah Duraku, ambasadori i Francës në vendin tonë, Kristian Timonie dhe përfaqësuesi i kompanisë "EZHIS" Miroslav Vlahov, sot nënshkruan aneks të memorandumit të mirëkuptimit për studimin, financimin, ndërtimin dhe punën në Stacionin qendror për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit. Me nënshkrimin e këtij aneksi, përcaktohet afati kohor për aktivitetet e tjera dhe rritjen e grantit për financimin e këtij projekti.

 

-           Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për zgjerimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për studimin, financimin, ndërtimin dhe funksionimin e Stacionit qendror për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit. Me nënshkrimin e këtij aneksi, përcaktohet afati kohor për aktivitetet e tjera dhe rritjen e grantit e për financimin e këtij projekti.Qeveria e Republikës së Francës siguroi një shtesë prej 197,863 eurosh, duke u bërë vlera totale e grantit tani 927,182 euro. Ky projekt zbatohet nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ndërsa përdorues është Qyteti i Shkupit, nëpërmjet NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - tha sot kryetari Shilegov.

 

Shilegov sqaroi se qytetarët e Qytetit të Shkupit, pas përfundimit të ndërtimit, më në fund do të kenë stacion filtrues në përputhje me direktivat evropiane, njëherit do të ketë edhe kontroll dhe trajtim të ujit që lëshohet në lumin Vardar. Qëllimi i projektit, tha Shilegov, është zvogëlimi i rreziqeve nga ndotja dhe përmirësimi i pastërtisë së përgjithshme të qytetit.

 

-       Qyteti i Shkupit ka punuar në krijimin e kushteve për ndërtimin e stacionit filtrues. Mbështetja e Qeverisë të Republikës së Francës është e një rëndësie të jashtëzakonshme për përmirësimin e mjedisit jetësor në drejtim të adoptimit të standardeve evropiane në këtë fushë. Po mbyllim një çështje shumë të rëndësishme për mjedisin jetësor. Trajtimi i ujërave të zeza është prioriteti ynë i lartë. Ne do ta rrisim nivelin e pastërtisë së ujit në lumin Vardar dhe do të kontribuojmë gjithashtu në mbrojtjen e ujërave nëntokësore në luginën e Shkupit, që përdoren për ujitje dhe pije - theksoi kryetari Petre Shilegov.

 

Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Sadullah Duraku, iu falenderua Qeverisë franceze dhe Ambasadës të Francës për mbështetjen e dhënë Republikës së Maqedonisë për përpilimin e "Studimit për financimin, ndërtimin dhe funksionimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup "

Ambasadori Kristian Timonie, tha se nënshkrimi i këtij dokumenti siguron vazhdimësinë e përpjekjeve nga viti 2014 për realizimin e këtij projekti ambicioz dhe është dëshmi e kapaciteteve të Qeverisë së RM dhe të Qytetit të Shkupit për bashkëpunim të mirë dhe zgjidhjen e problemeve thelbësore të qytetarëve.