KRYETARI SHILEGOV U TAKUA ME KRYETARIN E SELANIKUT, JANIS BUGARIS 1.12.2017

 

 

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot /16.11.2017, e enjte/ realizoi takim me Janis Butaris (Yiannis Boutaris), kryetarin e Selanikut, Republika e Greqisë.  

Kryetari Shilegov i dëshiroi mirëseardhje kryetarit Butaris, dhe theksoi se shpreson që bashkëpunimi midis dy qyteteve dhe shteteve të vazhdojë të zhvillohet në drejtim pozitiv.

Në takim dy kryetarët biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Shkupit dhe Selanikut, si dhe për mundësinë e thellimit të të njëjtit, para së gjithash në fushën e kulturës, ekonomisë, turizmit dhe ambientit jetësor.