QYTETI I SHKUPIT U BINJAKËZUA ME QYTETIN E SARAJEVËS 25.12.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i Qytetit të Sarajevës, Abdullah Skaka, e nënshkruan sot/14.11.2017/ marrëveshjen për bashkëpunim midis qyteteve, Shkupit dhe Sarajevës, me çka dy qytetet zyrtarisht u binjakëzuan.

Duke pasur parasysh miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Bosnja dhe Hercegovina, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Sarajevës, dhe dëshirën për t’i zhvilluar dhe pasuruar lidhjet ekzistuese dhe bashkëpunimin në mes të dy qyteteve, kryetarët e Shkupit dhe Sarajevës nënshkruan marrëveshje që do ta avancojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave dhe përvojës në kuadër të komptencave të qyteteve: kulturë, trashëgimi kulturore-historike, arsim, sport, planifikim urban, turizëm, efikasiteti i energjisë, marrëdhëniet ndërkombëtare, çështjet që lidhen me rininë, shëndeti dhe politika sociale, shërbime publike të qytetit, mbrojtjen e mjedisit jetësor, organizatat jo-qeveritare dhe fusha të tjera me interes për të dy qytetet.

Kryetari Skaka iu falenderua kryetarit Shilegov për pritjen, e përgëzoi që u zgjodh kryetar dhe i uroi mandat të suksesshëm.

- Për Qytetin e Sarajevës, ky binjakëzim ka rëndësi të jashtëzakonshme, pasi që Shkupi është kryeqyteti i parë i ish shtetit tonë të përbashkët të Jugosllavisë me të cilin po binjakëzohet. Shkupi dhe Sarajeva si qytete kanë shumë ngjashmëri dhe vlera të përbashkëta dhe besoj se ky është një fillim i mirë për bashkëpunimin e ndërsjelltë për të dy qytetet. Veçanërisht jam i kënaqur që Shkupi dhe Sarajeva janë qytete që kujdesen dhe njihen për multikulturalizmin dhe multietnicitetin e tyre dhe jam i sigurt se në të ardhmen do të vazhdojmë të lëvizim në atë drejtim", - tha kryetari i Sarajevës, Skaka.

Kryetari Shilegov shprehu kënaqësinë e tij për këtë akt, duke theksuar se Sarajeva është qyteti i njëzetë me të cilin Shkupi është binjakëzuar.

- Ky është kryeqyteti i fundit i ish Jugosllavisë, me të cilin Shkupi po binjakëzohet, gjë që për neve paraqet një fund të mirë, ndërsa për Sarajevën një fillim edhe më të mirë. Në këto disa ditë bisedimesh me Kryetarin Skaka konstatuam se mund të arrijmë bashkëpunim serioz, veçanërisht pasi që të dy qytetet përballen me probleme të ngjashme, e ato janë problemet e ndotjes së ajrit, urbanizmit dhe infrastrukturës. Bashkëpunimin tonë të deritanishëm dhe të ardhshëm do ta zhvillojmë në frymën e bashkëpunimit, miqësisë dhe respektit reciprok. Shpresoj se nga bashkëpunimi ynë do të dalin shumë masa dhe projeket të përbashkëta që do të rrisin funksionalitetin dhe punën e qyteteve tona, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Shkupit dhe Sarajevë - Kryetari Shilegov.

Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes, përveç kryetarëve morën pjesë ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiç, Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të delegacionit nga Sarajeva, si dhe përfaqësues të komunitetit boshnjak në Maqedoni .

Përveç nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit, kryetarët gjithashtu nënshkruan memorandum bashkëpunimi midis Qytetit të Sarajevës dhe NTP- Shkup, për shkëmbimin e përvojave në fushën e transportit publik.


Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, delegacioni bëri një shëtitje nëpër Çarshinë e Shkupit, duke vizituar një numër të madh të monumentesh kulturore dhe historike dhe dyçane.

Bashkëpunimi i Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Sarajevës daton që nga viti 2005. Që atëherë, janë realizuar disa vizita kthyese dhe në veçanti është intensifikuar bashkëpunimi në fushën e arsimit, sportit, kulturës, çështjeve rinore, mbrojtjes së mjedisit jetësor, trafikut dhe fusha të tjera.

Qyteti i Shkupit është i binjakëzuar me gjithsej 20 qytete dhe ka krijuar marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunon me mbi 50 qytete në mbarë botën. Që nga viti 1961 deri më tani, Shkupi është binjakëzuar me qytetet:

Bradford (1961), Britania e Madhe;
Dizhon (1961), Republika e Francës;
Drezden (1967), Republika Federale e Gjermanisë;
Tempi (1971), Arizona, SHBA;
Rube (1973), Republika e Francës;
Varem (1974), Belgjikë;
Nuremberg (1982), Republika Federale e Gjermanisë;
Eç Sherif (1985), Algjeri;
Nan Çang (1985), Republika Popullore e Kinës;
Manisa (1985), Republika e Turqisë;
Suec (1985), Egjipt;
Pitsburg (2003), Pennsilvania, SHBA;
Stamboll (2003), Republika e Turqisë;
Lubjanë (2007), Republika e Sllovenisë;
Podgoricë (2008), Mali i Zi;
Saragoza (2008), Mbretëria e Spanjës;
Zagreb (2011), Republika e Kroacisë;
Beograd (2012), Republika e Serbisë;
Tiranë (2016), Republika e Shqipërisë.
Sarajevë (2017), Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës

 

Bashkëpunimi me shumë qytete të huaja është kryesisht për faktin se pas tërmetit katastrofal të vitit 1963, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar, kështu që numri më i madh i binjakëzimeve dhe protokollet e nënshkruara për bashkëpunim datojnë nga viti 1963.

Me qytetet e binjakëzuara Qyteti i Shkupit kultivon bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme. Shkëmben përvoja në fushën e arsimit, kulturës, higjienës publike, zgjidhjeve urbanistike, trafikut dhe efikasitetit të energjisë.