U SHPALLËN OBJEKTET HOTELIERE NË MESIN E MË TË MIRËVE DHE KAFETERIA MË E MIRE PËR VITIN 2017 25.12.2017

Qyteti i Shkupit, tradicionalisht në bashkëpunim me Agjencinë SWOT-Shkup, zgjedh Objektin më të mirë hotelireik në mesin e të mirëve dhe kafeterinë më të mirë në qytetin e Shkupit. Projekti “Objekti më i mirë hotelireik në mesin e të mirëve" realizohet për herë të dhjetë dhe për herë të dytë janë përzgjedhur tre bar-kafiteritë më të mira në territorin e qytetit të Shkupit.

Pllakatat më të mirëve sot ua ndau kryetari Petre Shilegov.

- Këto projekte rrjedhin nga Programi për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelierisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2017. Përmes këtyre ngjarjeve, qëllimi ynë është të theksojmë rëndësinë e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve në veprimtarinë hoteleierike, si dhe për të rritur nivelin e përgjithshëm të cilësisë dhe ambientit të përgjithshëm në objektet hotelierike në qytet - theksoi Shilegov.

Ai tha se në objektet tona hoteliere, ku pronarët i kushtojnë vëmendje detajeve më të vogla, përpiqen të jenë të përsosur dhe të krijojnë përshtypje unike, ndjehet shpirti i traditës maqedonase, mikpritja dhe mirësjellja, dhe në Shkup ata punojnë me zell për të krijuar ambient të ngrohtësisë familjare, si dhe për të ofruar ushqime shumë të shijshme.

 -Shpresojmë se rezultatet e këtij hulumtimi do të merren parasysh nga hotelierët në qytet dhe do të rezultojnë në eliminimin e mangësive. Kjo do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit në të ardhmen, në favor të përdoruesve të shërbimeve dhe pronarëve të objekteve hotelierike, të cilat me siguri do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë në Qytetin e Shkupit ", tha kryetari Shilegov.

Sipas vlerësimeve, tre restorantet, tri gjelltoret dhe bar-kafeteritë në qytet, janë zgjedhur sipas sherbimeve hotelierike, ambientit unikat dhe rrëfimit historik që e krijojnë ata, morën sot mirënjohje për cilësinë dhe prestigjin e tyre.

Këtë vit tre restorantet më të mira janë zgjedhur: 1. "Olive" 2. "Lite Jazz Club" dhe 3. "Shtëpia maaqedonase", tri gjelltoret më të mira: 1. "Snoshti minav”(Mbrëmë kalova) 2. "Kafana" dhe vendin e tretë "Skara Bar". Ndërsa në kategorinë bar-kafeteritë tre më të mirët u zgjodhën: 1. "Rock Bar Krug", 2. "Mr. Jack "dhe" Speakeasy ".

Kristiana Ivanovska Dorevska nga Agjencia SVOT - Shkup, e cila e kryen hulumtimin, tha se këtë vit, gjatë hulumtimit të kryer në periudhën prej 1 shtatorit deri më 30 shtator për bar-kafeteritë dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor, për restorantet dhe gjelltoret u përfshinë  50 restorante , 50 gjelltore dhe 70 bar-kafeteri në territorin e Shkupit. Janë kryer gjithsej 300 vizita në gjelltore dhe restorante, dhe në bar-kafeteri ka pasur 210 vizita, secili objekt është vizituar 3 herë.

Këto projekte që realizohen nga Sektori për zhvillim ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit gjithnjë e më shumë po ngjallin interes te hotelierët, por edhe tek publiku. Qëllimi është të ndërgjegjësohen hotelierët dhe qytetarët për rëndësinë e cilësisë së shërbimit në këtë veprimtari, që do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit në të gjitha objektet hotelierike në Shkup.