SIGURIA E QYTETARËVE DHE MBROJTJA E OBJEKTEVE RRETH VARDARIT JANË PRIORITETE TË QYTETIT TË SHKUPIT 22.12.2017

 

 

Reshjet e mëdha të shiut që kapluan qytetin e Shkupit, gjatë ditëve të kaluara ka shkaktuar derdhje të mëdha në shtratin e lumit Vardar dhe dëmtim të objekteve shtrenjtë të paguara të projektit "Shkupi 2014".

Ndërtimet dhe aktivitetet ndërtimore që janë pjesë e këtij projekti dhe që zhvillohen në shtratin e lumit në pjesën nga ura "Goce Dellçev" deri te Ura e Gurit, e zvogëlojnë rrjedhën e shtratit dhe ardhja e ujërave përbën rrezik për sigurinë e qytetit nga përmbytjet.

- Shirat e fundit treguan se projekti megaloman "Shkupi 2014" bëhet rrezik real për qytetarët e Shkupit dhe pronat e tyre. Para publikut paraqitej dobia e këtij projekti për zhvillimin e turizmit në Shkup, ndërkaq ditët e kaluara e konfirmuan se kjo foto jo vetëm se nuk e zhvillon turizmin, por paraqet rrezik për sigurinë e tërë qytetit –theksoi Shilegov.

Ai shtoi se situata në bodrumet e objekteve rreth lumit Vardar tregon qartë se për kot janë shpenzuar shuma milionëshe për ndërtimin e këtyre objekteve.

Ekipet e Qytetit dolën në terren dhe tashmë po i pastrojnë mbeturinat e mbledhura në dhe rreth shtratit të lumit Vardar, që i sollën ujërat e ardhur pas shirave të dendur.